English

Kontrabanda, arrestohen dy doganierë në Rinas

Tiranë, 18 mars, NOA - Dy doganierë, në aeroportin e Rinasit, janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e kryeqytetit. Lajmi konfirmohet nga policia, e cila do të jap një konferencë për shtyp në lidhje me arrestimet e bëra dhe organizimin e operacionit.

Basi Toçilla dhe Gjin Dedndreja, janë emrat e doganierëve të arrestuar nga sektori i anti-korrupsionit në policinë e Tiranës.

Bashkë me doganierët janë arrestuar dhe tre tregtarë mallrash, të cilët kanë përdorur doganën e aeroportit për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.

m.xh/NOA

KOMENTE