Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leskaj: Krizë politike dhe ekonomike
English

Leskaj: Krizë politike dhe ekonomike

Tiranë, 18 mars, NOA Update - Vendi gjendet në një krizë të thellë politike, por edhe ekonomike, e fajin për këtë e ka mazhoranca, e cila nuk po tregon vullnetin e duhur për zgjidhjen e tyre.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë fjalës së saj në seancë plenare, deputetja socialiste Valentina Leskaj, e cila duke cituar edhe deklaratën e eurodeputetes Tanja Fajon për transparencën e procesit zgjedhor, tha se "përpjekjet e opozitës për transparencë janë përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë se kjo kërkesë është kushtetuese".

"Ne kemi kërkuar transparencë dhe zgjidhje për të gjithë, jemi të vendosur të kërkojmë hapjen e kutive të votimit. Të gjithë sot jemi të bindur se kërkesa e PS për hetim është kushtetuese, është një e drejtë e përdorur edhe në vitin 2005, duke e respektuar vendimin përfundimtar të gjykatës", theksoi Leskaj.

Menjëherë asaj i është kundërpërgjigjur kryeministri Berisha, sipas të cilit, nuk është e vërtetë se vendi është në krizë ekonomike dhe madje Shqipëria ka reaguar shumë mirë ndaj efekteve të krizës globale që preku gjithë botën.

n.e/NOA

KOMENTE