Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Messi show, kualifikohet Barça
English

Messi show, kualifikohet Barça

Spanjë, 18 Mars NOA - Ekipi spanjoll i Barcelonës i është përgjigjur skuadrave të mëdha të Evropës duke arritur të fitojë dhe të kualifikohet në fazën e çerek finaleve të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje e cila pati vetëm ekipin e Guardiolës në fushën e lojës pasi ata arritën të realizonin një lojë perfekte duke treguar se janë pretendentët kryesor për këtë titull me në krye lojtarin e tyre Lionel Messi, i cili arriti të realizonte një lojë magjike për ata dhe të shënonte dy gola në këtë garë.

Për ekipin e Barçës shënoi dhe Pedro, i cili realizoi golin e dytë të takimit ndërsa, ai i fundit u shënua nga Bojan vetëm në minutën e 90 të kësaj sfide duke bërë të mundur fitoren 4 me 0 ndaj klubit gjerman të Shtutgardit.

Një kualifikim ky i ekipit të Barcelonës i cili tregon se ekipet e tjera duhet të përballen më parë pikërisht me ata, për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE