Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i BB: Evropa, në krizë energjetike
English

Raporti i BB: Evropa, në krizë energjetike

Tiranë, 18 mars, NOA - Pikëpamja për furnizimin kryesor me energji, ngrohjen dhe energjinë elektrike është vënë në pikëpyetje për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, pavarësisht nga roli dhe pozicionimi i fundit i Rusisë dhe Azisë Qendrore si një furnizues i madh e kryesor i Evropës.

Një fakt i tillë pohohet në raportin e ri të Bankës Botërore "Drita të fikura? Situata Energjetike në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik", në të cilin theksohet se "kërkesa për energjinë primare në Evropë dhe Azinë Qendrore pritet të rritet me 50 % deri në 2030".

"Ndërsa kërkesa për energji elektrike pritet të rritet me 90 %", tha Peter Tomson, drejtor i Zhvillimit të Qëndrueshëm në Bankën Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Raporti në fjalë, citon sesi "rajoni u godit më rëndë nga kriza botërore financiare që filloi në 2008, duke e ulur ndjeshëm kërkesën për energji. Kjo gjë krijoi një lloj hapësire, por kjo është veçse një interval i përkohshëm përpara se oferta energjetike të bëhet sërish një shqetësim serioz. Në momentin që rritja ekonomike do të rimarrë veten sërish e njëjta gjë do të ndodhë edhe me konsumin e energjisë".

n.e/NOA

KOMENTE