Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia Fules: Kosova, status neutral në takime ndërkombëtare
English

Serbia Fules: Kosova, status neutral në takime ndërkombëtare

Beograd, 18 mars, NOA - Duhet gjetur një zgjidhjes teknike që Kosova,në takimet ndërkombëtare, të jetë pjesëmarrëse me status neutral.

Një kërkesë të tillë komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ia ka shprehur gjatë një takimi të përbashkët, kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç.

Në ndalesën e parë që Fule bëri në Beograd, në kuadrin e turit të ndërmarrë prej tij në Ballkanin Perëndimor, ai është takuar me autoritetet e larta të Beogradit, në të cilat kanë diskutuar edhe për çështjen e Kosovës.

"Duke u nisur se pjesëmarrja e Kosovës duhet të jetë me status neutral, së bashku kemi konstatuar se duhet të kërkohet zgjidhje teknike përkatëse", tha Cvetkoviç para euro-komisionerit Stefan Fule.

Ndërsa lidhur me çështjen e integrimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian, është pohuar se "ka shumë sfida dhe detyra në rrugën për në BE, por nëse Serbia është me të vërtetë e vendosur për anëtarësim, Komisioni Evropian është i vendosur që ta ndihmojë".

n.e/NOA

KOMENTE