Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoferi valltar futet në burg (Video)
English

Shoferi valltar futet në burg (Video)

{youtube}JvXqJaAs7pQ{/youtube}

Bukuresht, 18 Mars NOA - Ishte bërë i njohur jo vetëm në Rumani por edhe në pjesën tjetër të botës pasi kërcente duke ngarë një kamion gjigant në rrugë, sikundër e shihni dhe në këtë video.

Por kjo histori ka marrë fund, pasi policia e ka arrestuar shoferin e kamionit, Iulian Breazu.

Djali 24 vjeçar u bë shumë i njohur në Rumani pasi publikoi në YouTube videoxhirimin e tij, duke vallëzuar në të njëjtën kohë që edhe ngiste kamionin në autostradë.

Policia tha zyrtarisht se e arrestoi kamionistin e ri sepse i jepte mjetit të rëndë në gjendje të dehur.

Duke konfirmuar faktin, policia rrugore në rajonin rumun Sibiu, tha se shoferi nuk mund të drejtojë më një kamion për tre muaj me radhë, kurse patenta që ka marrë do të kalojë për rivlerësim përmes testit të autoshkollës.

"Rrugët tona janë shumë më të sigurta pa të", u shpreh një polic rrugor i citua rnga media vendase Ananova.

e.r/NOA

KOMENTE