Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhafaj: S'ka kufizim ligjor për të mos hapur kutitë
English

Xhafaj: S'ka kufizim ligjor për të mos hapur kutitë

Tiranë, 18 mars, NOA - Projektligji që Partia Socialiste i ka paraqitur Kuvendit për komisionin hetimor mbi zgjedhjet, synon të detajojë ligjin ekzistues, për të shmangur çdo paqartësi në zbatimin e tij sa i përket mjeteve dhe provave të hetimit.

Një fakt të tillë e ka sqaruar deputeti socialist Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare që sapo ka nisur mbi diskutimin e nismave të PS-së për hetimin e zgjedhjeve.

"Ky komision që ne propozojmë nuk parasheh dhe nuk synon të marrë të pandehur askënd, apo të kontrollojë bazueshmërinë në ligj, si edhe të rishikojë vendimet që ka marrë Kolegji Zgjedhor", tha ndër të tjera përfaqësuesi socialist.

Duke sqaruar paskëtaj, se ai synon vetëm të hetojë nëse është e vërtetë që "qeverisja e djeshme siguroi atë të sotmen jo mbi vullnetin real të shqiptarëve, por deformimin dramatik të procesit zgjedhor".

Xhafaj ka pohuar ndër të tjera se "e vërteta e asaj që ka ndodhur dje, është edhe më e rëndësishme se mandatet e socialistëve, për të mos lejuar që një gjë e tillë të përsëritet edhe në të ardhmen".

Në fund, ai ka pohuar se "pretendimi për moshapjen e kutive të votimit do ta justifikonte vetëm ndonjë normë juridike që e kundërshton atë apo ndonjë vendim i prerë i gjykatës, por nuk ka asnjë të tillë në formë urdhëruese".

Në këtë mënyrë, ai e ka quajtur legjitime kërkesën e socialistëve për hapjen me çdo kusht të kutive të votimit të 28 qershorit dhe ndaj ka cilësuar se zgjidhja e debatit është vetëm politik.

Sipas tij, nëse nuk merren parasysh kërkesat e socialistëve, demokracia dhe liria e votës në vend mbeten të kërcënuara.

n.e/NOA

KOMENTE