Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zakeroni: Kërkojmë kualifikimin
English

Zakeroni: Kërkojmë kualifikimin

Torino, 18 Mars NOA - Jemi në prag të ndeshjes së ekipit të Juventusit në Europa League me Fulham, ku këtë herë ka dhënë dhe deklaratën e tij tekniku i bardhë e zinjve, Alberto Zakeroni ku ka kërkuar kualifikimin e skuadrës së tij në këtë sfidë.

Ndeshja e parë midis këtyre ekipeve ka përfunduar me rezultatin 3 me 1 në favor të Juventusit dhe në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Londër, ata do të jenë më të favorizuar për të kaluar në fazën tjetër.

"Duhet të zhvillojmë një garë të mirë dhe të mos lejomë kundërshtarin të shënojë, pasi është një ndeshje e cila do të vendosë kualifikimin", - deklaroi Zakeroni në lidhje me sfidën e sotme.

Për sa i përket formacionit të skuadrës së tij ai gjendet në një dyshim për sa i përket portës pasi mund të aktivizojë Chimentin i cili është portieri i tretë i ekipit tashmë 40 vjeçar, ose Pinsoglio që është portieri i ekipit të rinjve të Juventusit dhe sipas Zakeronit ai është tepër i talentuar.

r.b/NOA

KOMENTE