English

Zbulohen kafshë mister nën akull (Video)

{youtube}awi-RrKjaeA{/youtube}

Antarktidë, 17 Mars NOA - Atje ku nuk pritej është gjendur jetesë, ku dhe vetë NASA është e habitur nga ky fakt pasi në akujt e Antarktidës në një thellësi prej 180 metrash është gjendur një krijesë shumë e vogël.

NASA këtë herë ndryshe nga thellësitë e oqeaneve na ka çuar në ato të akujve ku pikërisht në 180 metra thellësi të akujve në detin Ross.

Atje shkencëtarë të shumtë ishin në kërkime të tyre ku kishin gjatë kësaj kohe dhe mikro kamera të shumta dhe me anë të tyre filmuan dhe krijesën e vogël e cila ishte në një habitat tepër të vështirë për të jetuar sipas tyre.

"Po kërkonim në një vend ku asnjëherë nuk prisnin të gjenim jetë, por diçka e pabesueshme ka ndodhur pasi gjallesa lëvizte dhe mund të themi se bën pjesë në familjen e kërmijve", - deklaroi Robert Bindschadler, i cili është një kërkimtar i NASA.

Ai ishte i gjatë rreth shtatë centimetër dhe u shqetësua nga shkencëtarët në qetësinë e tij që kishte gjetur në këto akullnaja.

r.b/NOA

KOMENTE