Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eventet italiane, mbërrin Rigoleto
English

Eventet italiane, mbërrin "Rigoleto"

Tiranë, 19 mars, NOA - Në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", nesër në orën 19:00, do të shfaqet premiera e operas "Rigoletto" të Giuseppe Verdit, i cili do të çelë kalendarin e veprimtarive të organizuara nga ambasada italiane pranë Teatrit te Operas dhe Baletit.

Premiera "Rigoletto" u mbajt në 11 mars 1851 në teatrin "La Fenice" të Venecias dhe së bashku me "Trovatore" (1853) dhe "Traviata" (1853) është pjesë e së ashtuquajturës "trilogji popullore" e Verdit.

Me regji të Nicola Zorzi, skenografi dhe kostume mbresëlënëse të Manuela Gasperoni dhe nën dirigjimin e Vittorio Parisi, do të shfaqet një nga veprat më të fuqishme të Giuseppe Verdit.

Duka i Mantovës me arien e famshme "La donna è mobile", do te interpretohet nga tenori i njohur Armaldo Kllogjeri, Rigoletto nga baritoni Ylber Gjini dhe Gilda nga sopranot Eva Golemi dhe Ramona Tullumani.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se programi koncertor i sezonit "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi" do të vazhdojë pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë me shfaqjet e dy emrave të shquar të muzikës klasike italiane: më 25 mars në orën 19.00 do të jetë radha e Maestro Campanella dhe më 8 prill në të njëjtën orë kjo sallë do të mirëpresë maestro Uto Ughi.

n.e/NOA

KOMENTE