English

Ka lindur Falco Nathan Briatore

Itali, 19 Mars NOA - Pikërisht mëngjesit e ditës së sotme çifti midis Flavio Briatore dhe Elisabetta Gregoraci është bërë më një fëmijë. Vogëlushi peshon 4.1 kilogramë dhe do të quhet Falco Nathan.

Babai ka qenë prezent në këtë lindje dhe e ëma së bashku me fëmijën duhet thënë se tashmë janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Elisabetta dhe Flavio, janë martuar më 14 qershor të vitit 2008, dhe tashmë ata kanë kurorëzuar ëndrrën e tyre të dashurisë të pasurit e një fëmijë.

Për sa i përket emrit të cilit i kanë vendosur, vetë Elisabetta ka deklaruar se ai është një emër jo i zakonshëm por, atë ka dashur të vendosë vetë Briatore i cili e ka quajtur fëmijën e tij të parë Falco.

r.b/NOA

KOMENTE