English

Liga e Kampionëve, e enjtja sjell shorteun e Çerekfinaleve

Nyon, 19 Mars NOPA - Me kualifikimin e Barcelonës dhe të Bordos u plotësua kuadri i të gjitha ekipeve të cilat kanë kaluar fazën e një të tetave dhe do të vazhdojnë në çerek finalet e Ligës së Kampionëve.

Do të jenë tetë, "mbretëreshat" e Evropës të cilat do të vihen në dijeni për kundërshtarët e tyre vetëm ditën e ejnte. Pikërisht këtë ditë në orën 12.00 është në program hedhja e shortit në Nyon të Svicrës në të cilën do të mësohen sfidat e çerek finaleve të Ligës së Kampionëve.

Ekipet të cilat janë të kualifikuara dhe do të marrin pjesë në këtë shorte janë si më poshtë:

Arsenal Barcellona Bayern Monaco Bordeaux Cska Mosca Inter Lione Manchester United

r.b/NOA

KOMENTE