English

Manaj: Meta në Beograd, në interes të Kosovës

Prishtinë, 19 mars, NOA - Vizita e ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta në Beograd, përbën një hap në interes të Kosovës dhe i shërben ngritjes së marrdhënieve kualitative mes dy vendeve.

Një fakt të tillë e ka pohuar zëvendës-ministri i Kosovës, Ramë Manaj, në një prononcim të tij për BBC-në, ku i është kërkuar të komentojë vajtjen e Metës në Beograd.

"Ne e vlerësojmë si një vizitë të natyrshme, të dobishme të një eksponenti të lartë të shtetit dhe të politikës së Shqipërisë,për përmirësim dhe ngritje të marrëdhënieve kualitative mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura. Kjo do të jetë në interes besoj dhe të vetë Kosovës dhe vetë shqiptarëve përmirësimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë", tha Manaj.

Duke shtuar "opozita në Tiranë e ka kritikuar këtë vizitë për synimet e saj, thjesht opozitare për nevoja të brendshme dhe nuk mund të reflektojë aspekte negative në nivel të shtetit dhe të interesave të Shqipërisë para së gjithash".

n.e/NOA

KOMENTE