Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meksi: Të hapen kutitë si në Fier
English

Meksi: Të hapen kutitë si në Fier

Tiranë, 19 mars, NOA Update - Kur u hapën kutitë e Fierit, u tregua se në krah të kujt ishte e vërteta, prandaj kjo gjë duhet të bëhet me të gjitha kutitë e 18 qershorit.

Një fakt të tillë e ka pohuar deputetja socialiste, Ermelinda Meksi, gjatë fjalës që mbajti në seancën plenare mbi çështjen e transparencës së zgjedhjeve, duke pohuar se hapja e kutive është e domosdoshme për ta realizuar atë.

"Ne presim që ju të tregoheni të arsyeshëm dhe të dëgjoni deklaratat e ndërkombëtarëve që kërkojnë kthimin e opozitës në Kuvend", tha Meksi ndër të tjera.

Sipas saj, logjika e opinionit të gjerë është me socialistët dhe se të gjithë janë për hapjen e kutive, kërkesë kjo që po paraqitet me forcë nga opozita prej kohësh.

Më tej, ajo përmendi të dhëna për krizën ekonomike, duke treguar se shifrat optimiste që jepen nga qeveria nuk janë aspak reale.

n.e/NOA

KOMENTE