Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis Pranvera e Frankofonisë
English

Nis Pranvera e Frankofonisë

Tiranë, 19 mars, NOA - Në mjediset e ministrisë së Punëve të Jashtme, u zhvillua sot ceremonia e hapjes së Pranverës së Frankofonisë me rastin e ditës ndërkombëtare të Frankofonisë.

Me këtë rast, zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, tha se "viti 2010, gjatë të cilit frankofonia nderohet për shkak të 40-vjetorit të themelimit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, filloi fatkeqësisht me tragjedi të mëdha, siç ishin tërmetet që goditën Haitin dhe Kilin".

"Por këto fatkeqësi madhore na dhanë rastin që të punojmë së bashku, duke mëshiruar kështu vlerat e vëllazërisë dhe solidaritetit që na bashkojnë në gjirin e familjes së madhe frankofone", tha ai.

Më tej, ai theksoi se ashtu siç Parisi është shndërruar në një pikë takimi dhe shkëmbimi mes kulturave nga më të ndryshmet, ashtu edhe Shqipëria është veçanërisht e lidhur me promovimin e shpirtit thelbësor të frankofonisë, i cili është ndërtuar mbi vlerat e solidaritetit, demokracisë dhe multikulturalizmit.

Nga ana e saj, ceremoninë e përshëndeti edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila e vlerësoi ditën e Frankofonisë si një ditë të veçantë, që shërben për të thelluar edhe më tej lidhjet e Shqipërisë me vendet e familjes frankofone, veçanërisht sot që ONF feston 40-vjetorin e themelimit të saj.

Në përfundim të ceremonisë u shpërndanë edhe çmimet e ministrisë së Punëve të Jashtme për "Personalitetin frankofon" të vitit 2010.

Ky çmim këtë vit shkoi për Mahir Domi, studiues; Genc Pollo, ministër Shteti; Besnik Mustafaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe shkrimtar; Elida Petoshati, diplomate etj.

n.e/NOA

KOMENTE