Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS tërheq kërkesën për komision hetimi, mazhoranca e voton
English

PS tërheq kërkesën për komision hetimi, mazhoranca e voton

Tiranë, 19 mars, NOA Update - Ndërsa deputetët e Partisë Socialiste deklaruan, madje disa prej tyre edhe me zë të lartë, tërheqjen nga nisma për komision hetimor mbi të ashtuquajturën "transparencë e zgjedhjeve", deputetët e Partisë Demokratike e kanë votuar atë në seancën e sotme plenare.

"Në këtë mënyrë, kemi realizuar pikë për pikë atë që tha edhe komisionari evropian, Stefan Fule, për zgjidhjen e krizës politike dhe arritjen e kushteve të integrimit", tha në fund të votimit me krenari, kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Më tej, ajo ka pohuar se kjo ishte në fakt "rezistenca e socialistëve" që për muaj të tërë kërkuan transparencën, por kur erdhi momenti i duhur, u tërhoqën.

Nga ana e tyre, deputetët socialistë, gjatë momentit të votimit në seancë plenare nga ana e deputetëve të mazhorancës, të nismës për komision hetimor që do realizojë transparencën e procesit të 28 qershorit, e cila në fakt u paraqit prej tyre, e kanë bojkotuar votimin, duke ndenjur në këmbë në karriget e tyre dhe madje duke ironizuar.

E kështu, u mbyll edhe kjo seancë maratonë parlamentare, prej dhjetëra orësh diskutimi, duke ngritur zërin në emër të transparencës së zgjedhjeve, por që në fund, si për ironi, u miratua nga ata që gjoja e kundërshtuan atë.

n.e/NOA

KOMENTE