Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruzhdia la kopilin në derë
English

Ruzhdia la kopilin në derë

"Rasti në fjalë nuk është sporadik por fenomen që nxjerr skemën tuaj të manipulimit. Nje shembull i vogël por domethënës. Pse bëni sikur e harruat radiogramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i urdhëruar nga Ju me nr. 898 i datës 17.02.09 drejtuar gjithë strukturave të policisë, ku kërkohet të evidentohen të gjithë shtetasit që deri në datën 28 qershor mbushin moshën 18 vjeç dhe që aktualisht janë emigrantë, duke pyetur njëkohësisht nëse do të kthehen apo jo për të votuar"

Nga Ilir Gjoni*

Seance e djeshme dhe e sotme duhet në fakt të ishte një seancë shprese për popullin që i ka kthyer sytë nga Kuvendi, por fatkeqësisht kjo është kthyer në seancën e Dëshperimit. E dëshpërimit pasi po vritet shpresa për të ndërtuar një Shqipëri ku të mbisundojë shteti ligjor, ku qytetari ta ndjejë veten të lirë e të përfaqësuar denjësisht. E dëshpërimit pasi dje qytetarët shqiptarë panë se si kryeministri ende bën sikur nuk e ka kuptuar çka kërkon opozita duke u përpjekur në një mënyrë bajate e infantile të luaje me kartën e komisionerëve socialistë të cilët i ka dhunuar, poshtëruar, rrahur, lenë pa punë e nëpërkëmbur jo vetëm në rastin e këtyre zgjedhjeve por gjithmonë kur i është dhënë mundësia. Po ky kryeministër i cili përbetohet se do ti mbrojë komisionerët socialiste, është i njëjti person që kur ishte President urdhëronte falangat e tij të rrihnin e masakronin komisionerët socialistë.

Po ashtu dje u hodh ideja ogurzezë e krijimit të një prokurorie speciale e si per koincidencë kryeministri përmendi shifrën 100, ndërkohë që këtë ide ja hodhi poshtë me mjaft erudizëm e elokuencë një ministër i kabinetit qeveritar duke ju referuar Komitetit të 100-ve të revolucionit Francez.

Dje dëgjuam po ashtu në mënyrë të përsëritur se Berisha e Znj Topalli kërkojnë me ngulm faktin. Ne ju kemi thënë e jua përsërisim- Faktin e keni brenda… në kutitë e votimit.

Por çdo e keqe e ka nga një të mirë prapa. Ndonëse dje seanca ishte dëshpëruese pati dhe një element do të thoja pozitiv. Dje u formalizua përfundimisht njohja nga ana e Berishës dhe e të tijve e Kushtetutës së Shqipërisë. Ishte ky person dhe gjithë të tijtë që nuk e kane votuar, e kanë anatemuar dhe nëpërkëmbur këtë Kushtetutë të hartuar e miratuar prej nesh gjatë më shumë se një dekade. Mesa duket u ndizet llamba me vonesë por më mirë vonë se kurrë.

Ne socialistët besojmë në faktin se çdo e drejtë nënkupton një përgjegjësi, çdo mundësi një detyrim, çdo posedim një detyrë. Besojmë se ligji është bërë për tu shërbyer qytetarëve dhe jo qytetarët ligjit; se qeveria është shërbëtorja e qytetarëve dhe jo padronia e tyre; ne besojmë se e vërteta dhe drejtësia janë fondamentale për një kohezion shoqëror të qëndrueshëm.

Për këto arsye, Opozita shqiptare sot e ndjen për përgjegjësi dhe e ka për detyrë prioritare që ti kthejë normalitetin jetës së qytetarëve të këtij vendi. Ju erdhët në pushtet në 28 qershor përmes një procesi të manipuluar të gatuar në zyrat e pushtetit që ju e përdorët për interesat tuaja partiake.

Manipulimi i zgjedhjeve tek ne është kthyer në një sëmundje terminale e cila nuk do ta lejojë kurrë demokracinë të ecë përpara në Shqipëri në atë mënyrë siç e dëshiron shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kjo është një sëmundje të cilën ne si shoqëri duhet ta konsiderojmë po aq të përbindshme, të frikshme e vdekjeprurëse sa dhe terrorizmi, tradhtia, grabitja me armë e vrasja nëse marrin në konsideratë dëmet që i ka shkaktuar ky fenomen Shqipërisë në këto gati njëzet vjet dhe se si ajo po hipotekon të ardhmen e vendit tonë.

Nisur nga kjo premisë ka ardhur dhe reagimi jonë. Ne, ndonëse të bindur në padrejtësinë e rrëmbimit të pushtetit nga Ju e pranuam atë për faktin e thjeshtë se nuk dëshironim të dilnim kundër vendimeve të instancave kompetente të ngarkuara me administrimin e gjykimin e procesit, por ne në asnjë mënyrë nuk mund e nuk duhet t'ia lejojmë vetes që të mbyllim sytë dhe ta lëmë fenomenin që të fermentohet e vijojë të na brejë pafundësisht në spiralen e vet të krizave. Nisur nga kjo edhe propozimet tona për ngritjen e komisionit hetimor dhe ndryshimin e ligjit për hetimin e zgjedhjeve.

Zotërinj të pushtetit të pamerituar, rrallë ndodh që e vërteta të jetë e ëmbël; ajo pothuajse pandryshushmërisht është e hidhur. Dhe kjo u provua katërcipërisht dje duke parë reagimet e paargumentuara e demagogjike të vetë kryeministrit. Mungesa e kurajës për tu përballur me të vërtetën është tipari kryesor që karakterizon këtë qeveri. Këtë e treguat dhe mbrëmë e po vazhdoni edhe sot. Por kjo nuk është gjë tjetër veçse simptoma e parë e fillimit të fundit.

Mungesa juaj e kurajës për të hapur kutitë e votimit, për të bërë transaparencën e procesit ju bën ju fajtorë dhe ju ngarkon me përgjegjësi për frenimin e tërë proceseve demokratizuese e integruese të vendit. Rrjedhojë e këtij pushteti të pamerituar është gjithçka që përjetojnë sot shqiptarët- varfëria, skamja, krimi, korrupsioni, trafiqet, niveli mjerueshëm shëndetësor, dhuna politike e policore, pasiguria e jetës. Por nuk është vetëm kjo- në mungesën tuaj të dëshirës apo kurajës për t'u përballur me të vërtetën qëndron dhe hilja, si një tipar që ju karakterizuar gjatë tërë jetës tuaj politike. Ju dhe drejtuesit tuaj nuk, duan që të hapen kutitë pasi nuk e duan Opozitën në Kuvend.

Nuk e duan në Kuvend pasi duan dorë të lirë për të bërë zullumet e tyre të pafund. Ju nuk e doni Opozitën pasi nuk doni kontroll ndaj abuzimit me financat publike, ndaj abuzimit me tunelin e Kalimashit, abuzimit me energjinë elektrike e përmbytjet e shkaktuara nga babëzia, nuk e doni opozitën pasi doni që marrëveshjen famëkeqe detare në dëm të interesave kombëtare ta kalonit pa ju hyrë gjemb në këmbë, ju nuk e doni opozitën në kuvend pasi doni që edhe ligjin për Shërbimin Informativ ta kaloni pa u bezdisur, që buxhetin ta kaloni pa ju dalë lakrat në shesh.

Ju e keni kthyer politikën në një karakatinë obeze të trashur nga pasuritë e paligjshme rrëmbyer popullit është mishëruar në një Kastë tipike e cila, e sëmurë nga bulimia, ka infektuar tërë aparatin shtetëror. Një politikë e cila ka çuar në rrënimin e jetëve të mijëra shqiptarëve të ndershëm, të majtë e të djathtë; një politikë vetëvrasëse pasi është mbërthyer në ciklin e grumbullimit të pushtetit për të grumbulluar më shumë para, më shumë para për të marrë më shumë pushtet e përsëri më shumë pushtet për të bërë më shumë para...

Sot pjesë të rëndësishme të shtetit shqiptar po kalben nga brenda. Korrupsioni sistematik është i pranishëm në të gjitha nivelet. Një numër i madh zyrtarësh të lartë të kësaj qeverie, përfshirë ministra e familjare pushtetarësh janë akuzuar të përfshirë në afera korruptive. Lirimi nga ana e Berishës i një numri kriminelësh në periudhën zgjedhore ka ngritur pikëpyetje serioze rreth angazhimit të qeverisë për vendosjen e shtetit ligjor.

Zoterinj të pozitës, shteti po ju shembet nën këmbë, siguria në vend çdo ditë e përkeqësohet. Brenda një jave vetëm në qytetin e Shkodrës ka pasur dy tentativa për vrasje me tritol një drejtuar një përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë dhe jo më larg se pardje një përfaqësuesi të medias. Këto janë dhe dy pushtetet që ju ende nuk i keni akaparuar ende plotësisht për ti venë në funksion të interesave tuaja personale. Por do të ishte e pafalshme të mos kujtonim sot aktin makabër të vrasjes së kolegut tonë, njeriut zemërmirë e gojëbardhë Fatmir Xhindi, dora vrastare e të cilit ende mbetet e pazbuluar ndonëse ministrat tuaj kanë deklaruar disa herë që kanë identifikuar vrasësit. Trafiqet e drogës dhe të qenieve njerëzore, sipas raporteve më të fundit që vijnë nga aleatët tanë Amerikanë, Britanike apo dhe Status Raporti i BE ngelen probleme shqetësues. Lufta kundër krimit të organizuar, po sipas këtyre raporteve mbetet ende në fazat fillestare.

Por pavarësisht e përveç kësaj gjendje të rëndë, Lidershipi juaj e kanë çuar vendin në një pikë ku është shumë e vështirë për tu kthyer në normalitetin e kulturës qytetare dhe asaj politike. Seanca e djeshme dhe e sotme janë provë e gjallë e kësaj. Arena politike falë fjalorit banal të drejtuesve tuaj tashmë ka degraduar në sulme personale dhe do të duhej një përmbysje e madhe për të rikthyer vlerat e rrënuara të standardeve të edukatës politike që do të lejonin një debat të arsyeshëm mbi çështje të rëndësishme të vendit siç është dhe çështja që diskutojmë sot.

'Opozita, ka thënë Berisha, tregoi se është më antishqiptare, më antidemokratike... Këtyre zotërinjve nuk u dridhet dora për të dënuar Shqipërinë" deklaroi para do kohësh Sali Berisha duke vijuar po në atë vend se "I garantoj [opozitën] në një bashkëpunim luajal". Ndërkohë që edhe dje na foli për oferta të sinqerta!! Po kush është ai person që beson Berishën dhe mendon se atij i digjet barku për opozitën.

Është pikërisht ky demagogjizëm populist që e bën Berishën një kërcënim serioz për demokracinë, sidomos aftësia e tij për të maskuar fanatizmin e tij pas një fasade konvencionaliteti kurdo që kjo i nevojitet. Kur ai e sheh në interes të tij të tërheqë favorët e aktorëve influente, sidomos partnerëve ndërkombëtare, ai duket i edukuar e sjellshëm, madje edhe i gjunjëzuar. Ndërkohë që brenda një fjalie ai ka dy qëndrime diametralisht të kundërta siç është rasti i supercituar.

Zotërinj deputetë të shumicës, shumë prej jush janë të rinj dhe nuk kanë pse mbajnë barrën e Sali Berishës, por nuk mund të marrë flamurin e reformatorit demokrat ai person i cili në historinë e demokracisë së re ka dhunuar në mënyrë fatale e të përsëritur zgjedhjet sic qe rasti i 1996. I cili shkaktoi tragjedinë e 1997, i cili organizoi grushtin e shtetit të 1998 e një sërë veprimesh të tjera që kanë cënuar rëndë rendin kushtetues dhe themelet e shtetit të së drejtës. Është krejt i pabesueshëm madje dhe qesharak herë herë. Të parët që nuk e besojnë dhe që u ngjall neveri janë pikërisht komisionerët socialistë të cilët ai me hipokrizi thotë se do ti mbrojë Nga kush? Nga vetja e tij sigurisht.

Sot ka rast të korrigjojë sadopak imazhin e tij të rrënuar.

***

Ruzhdia jua la kopilin në derë. Rasti në fjalë nuk është sporadik por fenomen që nxjerr skemën tuaj të manipulimit. Një shembull i vogël por domethënës. Pse bëni sikur e harruat radiogramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i urdhëruar nga Ju me nr. 898 i datës 17.02.09 drejtuar gjithë strukturave të policisë, ku kërkohet të evidentohen të gjithë shtetasit që deri në datën 28 qershor mbushin moshën 18 vjeç dhe që aktualisht janë emigrantë, duke pyetur njëkohësisht nëse do të kthehen apo jo për të votuar.

Ne paralajmëruam opinionin publik këtë sinjal të qartë të një skenari në atë kohë në fermentim ku ju keqpërdoret Policinë e Shtetit në funksion tuaj me synim manipulimin e të dhënave sa i përket listave të zgjedhësve dhe numrit të shtetasve të pajisur me letërnjoftime elektronike. Këtë fakt të denoncuar prej nesh e provoi katërcipërisht Ruzhdia, ku dolën votues, shtetas që nuk kishin shkelur territorin e Shqipërisë ditën e zgjedhjeve.

Ne ju bëjmë thirrje që të mendoheni mirë para se të merrni një hap i cili do ketë reperkusione të mëdha për vendin por dhe për ju si forcë politike. Nuk mundet më që ky popull të mbetet rob i disa figurave të konsumuara që princip themelor të tyre nuk kanë interesat e vendit dhe atyre që përfaqësojnë por vetëm ato të oborrit të ngushtë të familjes së tyre politike e biologjike. Pushteti juaj ilegjitim do të vazhdojë të prodhojë, përndryshe vetëm ilegjitimitet.

(*) Fjala në Kuvend e deputetit të PS

KOMENTE