Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërblimi që vjen nga përgjegjshmëria politike
English

Shpërblimi që vjen nga përgjegjshmëria politike

"Përgjegjshmëria politike e të gjitha krahëve dhe përpjekjet e përbashkëta janë receta për t'u afruar drejt anëtarësimit në BE. Kërkimi i një konsensusi të fortë brenda shoqërisë dhe mobilizimi i shoqërisë civile janë pjesë e kësaj recete"

Nga Stefan Fule*

English Version Below

Shqipëria sapo ka dalë nga një periudhë e vështirë politike. Si Komisioner për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë dëshiroj ta shoh Shqipërinë të bëjë hapa të dukshëm në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Opinioni i Komisionit Evropian dhe rekomandimet që mund të bëhen nga Komisioni për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët shqiptarë janë piketat e ardhshme të kësaj rruge.

Përpjekjet që shënuan progres në 2009. Një punë e konsiderueshme është bërë vitin që shkoi dhe arritje te rëndësishme u realizuan në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian hyri në fuqi në prill.

Zgjedhjet parlamentare të qershorit u vlerësuan që ishin në përputhje me shumicën e standardeve ndërkombëtare, edhe pse u vunë re disa probleme të cilat duhen zgjidhur. Vendi juaj aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 28 prill 2009 dhe Këshilli Evropian ftoi Komisionin Evropian të përgatisë një "opinion" mbi aplikimin e Shqipërisë.

Të përballesh me sfidat e 2010 duke u mbështetur në suksesin arritur.

Rezultati i punës që Komisioni Evropian po bën aktualisht për opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk duhet paragjykuar. Vlerësimi do të jetë objektiv dhe i drejtë.

Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet kriterit politik, duke përfshirë këtu edhe funksionimin efikas të institucioneve shtetërore. Përmbushja e kriterit politik është një parakusht për të ndërmarrë hapin tjetër në rrugën e integrimit drejt BE-së. Shqipëria ka kaluar një rrugë të gjatë për të plotësuar kushtet për heqjen e vizave për në BE. Liberalizimi i vizave bazohet në meritën e secilit vend.

Në këtë kontekst, përballja me vendosmëri me mangësitë si dhe dhënia e provave të besueshme për zbatimin e legjislacionit përkatës do të japin frytet e tyre. Përparimet në fushën e vendosjes së shtetit ligjor, përfshirë këtu luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë thelbësore për Shqipërinë si për liberalizimin e vizave ashtu edhe për procesin e integrimit në përgjithësi.

Dialogu konstruktiv politik në Parlament si themel për demokracinë dhe kusht për përparim të mëtejshëm. Unë vij nga një vend ku debati politik nganjëherë ka qenë i ndezur dhe konfliktual.

Nëse një debat i tillë zhvillohet në mënyrë konstruktive në parlament dhe ndihmon në lindjen e ideve të reja dhe analizimin me imtësi të propozimeve të bëra, atëherë kjo mund ta çojë vendin përpara në rrugën drejt reformave.

Përgjegjshmëria politike e të gjitha krahëve dhe përpjekjet e përbashkëta janë receta për t'u afruar drejt anëtarësimit në BE. Kërkimi i një konsensusi të fortë brenda shoqërisë dhe mobilizimi i shoqërisë civile janë pjesë e kësaj recete.

Partneritet për të mbështetur përpjekjet për integrimin në BE. Unë e kam përjetuar personalisht fuqinë transformuese të procesit të zgjerimit teksa vendi im u bë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2004. Jam i bindur se anëtarësimi në BE është çelësi i së ardhmes për vendet e rajonit. Në vitet që vijnë Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga ndihma teknike dhe financiare e Bashkimit Evropian dhe kjo ndihmë do të rritet ndërsa marrëdhëniet tona intensifikohen.

Sidoqoftë, përgjegjësia për të ardhmen e Shqipërisë qëndron në duart e popullit dhe qeverisë së Shqipërisë. Bazuar në arritjet tuaja, ju do të jeni në gjendje t'i afroheni më tej anëtarësimit në BE.

Unë jam i vendosur të punoj ngushtësisht me qeverinë, institucionet, partitë politike dhe shoqërinë civile të Shqipërisë në mënyrë që të arrijmë përparim të qëndrueshëm drejt qëllimit tonë të përbashkët, anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

(*) Komisioner i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë. Artikull i shkruar në prag të vizitës në Shqipëri. Titulli origjinal: "Rruga e afrimit drejt BE-së: përgjegjshmëria politike dhe përpjekjet e përbashkëta do të japin frytet tyre"

English Version

Moving closer to the EU: political responsibility and joint efforts will be rewarded

By Štefan Füle*

Albania has just come out of a difficult political period. As the European Commissioner for Enlargement and Neighbourhood Policy I would like see Albania making significant steps forward on its EU integration path. The European Commission Opinion and the recommendations that the Commission could make on abolishing visa obligation for Albanian citizens are the next benchmarks on this path.

Efforts leading to progress in 2009. Considerable work was done in the last year and significant milestones were achieved on Albania's path towards EU integration. The Stabilisation and Association Agreement with the EU entered into force in April. Parliamentary elections in June were assessed as meeting most international standards, although some shortcomings were identified which need to be addressed. The country applied for EU membership on April 28 2009 and the European Council invited the European Commission to prepare an ‘opinion' on Albania's application.

Building on success and addressing challenges in 2010. The outcome of the Commission's current work on its opinion on Albania's EU membership application cannot be prejudged. The assessment will be objective and fair. Particular attention will be given to the political criteria, including the efficient functioning of state institutions. Fulfilment of the political criteria is a prerequisite to move to the next step on the EU integration path. Albania has come a long way in meeting conditions for visa free travel to the EU. Visa liberalisation is based on own merit. Decisively addressing weaknesses in this context and demonstrating a credible track record of implementation of relevant legislation will be rewarded. Progress in the rule of law area, including fighting corruption and organised crime, is essential for Albania for both visa liberalisation and the EU integration process in general.

Constructive political dialogue within parliament as foundation for democracy and requirement for further progress. I come from a country in which political debate has at times been heated and confrontational. If such debate takes place constructively in parliament and helps new ideas to emerge and proposals to be thoroughly scrutinised, this can bring a country forward on its reform path. Political responsibility on all sides and joint efforts are the recipe for moving closer to EU membership. Seeking strong consensus within society and mobilising civil society are also part of it.

A partnership to support EU integration efforts. I have personally experienced the transformative power of the enlargement process as my own country joined the European Union in 2004. I am convinced that EU membership is the key to the future of the countries in the region. In the years to come EU technical and financial assistance will continue to be available to Albania and will further increase as our relations intensify. Responsibility for Albania's future, however, lies in the hands of the people and the government of Albania. Based on your achievements you will be able to move closer to EU accession. I intend to work closely with Albania's government and institutions, political parties and civil society in order to make solid progress towards our joint goal of Albania's future accession to the EU.

(*) EU Commissioner for Enlargement and Neighbourhood Policy

KOMENTE