English

Urgjent/Grabitje me armë te Komuna e Parisit

Tiranë, 19 mars, NOA - Një tjetër grabitje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet në zonën e Komunës së Parisit. Persona, ende të paidentifikuar, kanë arritur të vjedhin një pikë këmbimi valutor.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me grabitësit, apo shumën që është marrë prej pikës së këmbimit valutor.

E vjetmja gjë që bëhet e ditur është se nuk ka pasur të lënduar nga kjo grabitje.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për momentin dihet se një prej grabitësve ishte i moshës rreth 34 vjeç.

Vijon

KOMENTE