English

Urgjent/ Ruçi: PS tërheq nismat për hetimin e zgjedhjeve

Tiranë, 19 mars, NOA Update - Pas muajsh të tërë insistimi, debatesh dhe përplasjesh për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Socialiste ka deklaruar në seancë plenare tërheqjen e saj nga nismat që paraqiti vetë në Kuvend për realizimin e tij.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, në emër të 64 deputetëve socialistë, sipas të cilit ata heqin dorë nga nismat për hetimin e zgjedhjeve.

"Ne e tërheqim nismën tonë për hetimin për transparencë të plotë të zgjedhjeve sipas rregullores së parlamentit", citoi Ruçi. (vijon) ..

n.e/NOA

KOMENTE