Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në konferencën e Kranjit
English

Berisha në konferencën e Kranjit

Kranji, 20 mars, NOA - Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Evropës", e cila do të zhvillohet sot në qytetin Kranji të Sllovenisë.

Kjo konferencë e rëndësishme është nën organizimin dhe patronazhin e kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor si dhe kryeministres së Kroacisë, Jadranka Kosor dhe në të do të marrin pjesë liderët politikë të rajonit, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Konferenca "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Evropës" ka si qëllim të theksojë vullnetin dhe vendosmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një bashkëpunim të ngushtë politik dhe konkret për progresin e vendeve të tyre drejt qëllimit të tyre të përbashkët, anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Objektivat kryesorë që ka për qëllim të arrijë kjo konferencë janë të ritheksohet vendosmëria e realizimit të reformave dhe standardeve të kërkuara për anëtarësimin në BE; të diskutohet rreth arritjeve në këtë proces dhe strategjive të përbashkëta drejt qëllimit të përbashkët; anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, që tregojnë dëshirën e mirë dhe vullnetin e përbashkët për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë në hapat drejt integrimit në BE; të identifikohen iniciativa të përbashkëta dhe konkrete në projekte rajonale bashkëpunim; të diskutohet rreth kontributit që vendet e Ballkanit Perëndimor mund të japin për të ardhmen e përbashkët evropiane, si dhe të krijohet një forum të shkëmbimit të eksperiencave të fituara gjatë implementimit të procesit.

Në përfundim të kësaj konference pritet që të dilet me një deklaratë të përbashkët rajonale, deklaratë që do të paraprijë takimin ministerial që do të zhvillohet nën presidencën spanjolle të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE