Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 20 Mars 2010

  • Droga e zbuluar në Kakome, po nisej drejt Italisë Sarandë, 20 Mars NOA Update - Një sasi e madhe lënde narkotike është zbuluar mbrëmjen e sotme në jugun e vendit por persona të arrestuar ende nuk ka, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Gumi: Ftojmë PS-në për hetimin Tiranë, 20 mars, NOA - Partia Demokratike e ka ftuar sot publikisht Partinë Socialiste pas votimit të djeshëm në Kuvend, për të marrë pjesë aktivisht në nismën e Kuvendit për transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009.
  • Lëvizja "Fol": Ambasadori Dell ka të drejtë Prishtinë, 20 mars, NOA - "Shoqëria juaj ende shikon nga bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi. Duhet të jetë përfaqësuesi civil ndërkombëtar apo trupa tjerë të huaj ata që kërkojnë që qeveria juaj t'i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj.
  • Greqia: Do t'i paguajmë borxhet Athinë, 20 mars, NOA - Greqia ka për t'i paguar të gjitha borxhet brenda afatit të caktuar kohor, duke mos lejuar që të dëmtohet edhe më shumë nga kriza e qe ka kapur atë.
  • Partitë shqiptare i frikësohen njëra-tjetrës Shkup, 20 mars, NOA - Partitë politike shqiptare ende nuk po arrijnë të hartojnë një platformë të përbashkët para skadimit të afatit gjashtëmujor të dhënë nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit në BE dhe NATO.
  • Papa: Pedofilët, të ndëshkohen Vatikan, 20 mars, NOA - Priftërinjtë pedofilë duhet të përgjigjen për abuzimet e tyre, para Zotit dhe para gjykatave. Kështu është shprehur Papa Benedikti i 16-të në një deklaratë të tij kundër skandalit të publikuar mbi abuzimet e pedofilisë nga disa priftërinj gjermanë.
  • Pekini goditet nga stuhia e rërës Pekin, 20 mars, NOA - Një stuhi e fuqishme rëre ka përfshirë Kinën, duke goditur në veçanti kryeqytetin Pekin, duke shkaktuar një panik të madh mes qytetarëve të tij.
  • Thaçi: Herët apo vonë, Serbia do na njohë Bërdo, 20 mars, NOA - Herët apo vonë, do të vijë dita që Serbia do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë fjalës që mbajti sot në konferencën rajonale në Bërdo të Sllovenisë, kryeministri Hashim Thaçi, sipas të cilit kjo është një gjë që nuk mund të
  • Ban Ki Mun: Izraeli të mos ndërtojë më vendbanime Uashington, 20 mars, NOA - Izraeli duhet që të ndalojë të gjithë aktivitetet në tokën e pushtuar dhe se ndërtimet e vendbanimeve brenda saj të ndërmarra prej tij janë të paligjshme.
  • Mbyllet aktiviteti "Poezia e Verës" Tiranë, 20 mars, NOA - Në kuadër të stinës së evenimenteve "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", organizuar nga ambasada e Italisë në Tiranë, nga data 16 deri më 20 mars 2010 në Tiranë, Berat, Durrës dhe Shkodër, u zhvillua eventi "Poezia e Verës", eveniment tregtar-promocional
  • Adhurimi i pashpjegueshëm për simbolet naziste Berlin, 20 mars, NOA - Simbolet naziste të Rajhut të tretë tërheqin në botë njerëz të ndryshëm. Në artikullin e revistës gjermane "Der Spiegel" autori ndalet në adhurimin, që kanë njerëz të thjeshtë në Pakistan dhe Indi për Hitlerin.
  • Konferenca e Bërdos mbyllet me sukses Bërdo, 20 mars, NOA Update - Konferenca rajonale e zhvilluar sot në Bërdo të Sllovenisë, mund të thuhet se u mbyll me sukses, pasi përfaqësuesit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të bashkëpunojnë më shumë në të ardhmen për të ndihmuar njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimeve
  • Berisha: Transparenca, do të bëhet e plotë Kranji, 20 mars, NOA - Nëse ekziston vullneti dhe dëshira nga ana e opozitës për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, komisioni i votuar nga mazhoranca është i aftë ta realizojë atë në mënyrë absolute dhe totale.
  • Politika konstruktive rajonale Shqiptarët besojnë fuqishëm në rikthimin e vendit të tyre në familjen e vlerave të përbashkëta europiane, ndaj janë krenarë që projekti madhor kombëtar i anëtarësimit në BE vijon të mbështetet nga mbi 94 përqind e opinionit publik dhe nga të gjitha forcat politike në vend"
  • Pahor: Sllovenia, pro për vizat Kranji, 20 mars, NOA - Sllovenia e mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit të saj drejt Bashkimit Evropian si edhe liberalizimin e vizave.
  • Poni në KE: Fondet vendore, janë 3-fishuar Strasburg, 20 mars, NOA - Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa pozitive në kuadrin e reformave në pushtetin vendor, decentralizimit si edhe disa-fishimit të fondeve ndaj tij.
  • Steinberg-Meta, SHBA vlerëson politikën rajonale të Shqipërisë Uashington, 20 mars, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë politikën rajonale të Shqipërisë. Ky qëndrimi i diplomacisë amerikane i është bërë i ditur zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta gjatë takimit që ka zhvilluar sot me zëvendëssekretarin e Shtetit James Steinberg
  • Rusi, nisin protestat kundër Putin Moskë, 20 mars, NOA - Mijëra njerëz janë mbledhur në disa qytete të Rusisë për të protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë dhe për më shumë liri politike.
  • Hysi-Topallit: Zonja Ruzhdie gënjen Tiranë, 20 mars, NOA - Kanë vijuar në distancë replikat mes përfaqësuesëve të mazhorancës dhe opozitës për votimin e një dite më parë në Kuvend. Pas deklaratës së zëdhënëses së kryetares së Kuvendit, ka reaguar deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, e cila është shprehur se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse
  • Thaçi: Kosova e pavarur, faktor stabiliteti Slloveni, 20 mars, NOA - Në konferencën e rajonale të Sllovenisë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në rritjen e nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimit rajonal.
  • Topalli-Ramës: Komisioni Hetimor u votua sipas rregullores Tiranë, 20 mars, NOA - Vendimi i marrë një ditë më parë nga Parlamenti për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, është në zbatim të rregullores së Kuvendit.
  • Turqia zbut tonet ndaj armenëve Ankara, 20 mars, NOA - Turqia ka vendosur zbus situatën e krijuar mes saj dhe Armenisë, duke deklaruar se nuk do të përzërë nga vendi punëtorët që jetojnë në mënyrë ilegale në vend.
  • Fule: Vendet e Ballkanit të ndihmojnë njëri-tjetrin Brno, (Slloveni) 20 mars, NOA - Komisioneri europian për Zgjerimin, Stefan Fule u shpreh sot në konferencën e Sllovenisë, se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë, për të mundësuar integrimi sa më të shpejt në Bashkimin Europian.
  • Berisha: Bashkëpunimi rajonal themelor për integrimin në BE Brno, (Slloveni) 20 mars, NOA - "Shqipëria i kushton shumë rëndësi bashkëpunimit rajonal, si dëshmi e një transformimi të thellë dhe një përpjekje shumë serioze".
  • Sejdiu uron besimtarët për Sulltan Nevruzin Prishtinë, 20 mars, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka uruar të gjithë besimtarëve bektashinj Festën e Sulltan Nevruzit. "Në ditën kulmore për besimin bektashian, dëshiroj t'ju uroj përzemërsisht të gjithë besimtarëve bektashinj kudo që ndodhen, festën e Sulltan Nevruzit.
  • UEFA, Platini drejt rikonfirmimit Paris, 20 mars, NOA - Michel Platini duket se do të bëjë publike javën e ardhshme kandidimin për President i UEFA-s. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta franceze "L'Equipe", e cila citon burime afër personazhit të njohur të botës së sportit.
  • Papa kërkon falje për abuzimet seksuale Vatikan, 20 mars, NOA - Papa Benedikti XVI u ka kërkuar falje sot viktimave të abuzimeve seksuale nga kleri katolik në Irlandë, duke thënë se ai ndjehet i turpëruar.
  • Rama, apel qytetarëve: Protesta kundër qeverisë Tiranë, 20 mars, Update NOA - "Kjo qeveri duhet të largohet dhe shqiptarët duhet të ngrihen në protestë për të larguar këtë qeveri, si në çdo vend demokratik".
  • Rama: Votimi në Parlament, si në Rushdie Tiranë, 20 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilësoi votimin e djeshëm në Kuvend, si votimin në Ruzhdie. Në një bashkëbisedim më gazetarët, kreu i PS-së ka sulmuar dhe një herë mazhorancën, duke u shprehur se qeveria ka frikë për hetimin e zgjedhjeve.
  • "48 Hour Film Project" tani edhe në Shqipëri Tiranë, 20 shkurt, NOA - A mund të realizohet një film në 48 orë? Sa janë idetë dhe energjitë e një kineasti të rip ë të përballuar një sfidë të filmit me metrazh të shkurtër?
  • "Në Pranë Verë", projekti më i ri i Art Kontakt Tiranë, 20 mars, NOA- "Mënyra më e mirë për të hyrë në marrëdhënie me botën është arti, mënyra më e mirë për t'ju shmangur botës është arti", me këto fjalë të Gëte-s, Art Kontakt, prej disa vitesh po jep kontributin e vet në fushën e artit, duke rrëfyer dhe ndarë emocione, mendime, opinione për
  • Mançini: Nuk më intereson Italia Londër, 20 mars, NOA - Nuk i intereson fare ekipi i kombëtares së Italisë dhe ai këtë tashëm e thotë edhe me zë të lartë. Fjala është për italianin që aktualisht mban postin e menaxherit të ekipit të "Manchester Cityt", Roberto Mancini, i cili edhe një herë e ka hedhur poshtë mundësinë për të
  • Në lagjet e varfra, 828 mln veta Rio de Zhanejro, 20 mars, NOA - Për shkak të shtimit të madh të popullsisë dhe largimit nga zonat rurale, numri i banorëve në lagjet e varfra të botës gjatë dhjetë viteve të kaluara është rritur me një shifër prej 55 milionë.
  • Serbia injoron konferencën Kranji, 20 mars, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç nuk do të marrë pjesë në konferencën e sotme rajonale që do të mbahet në Kranji të Sllovenisë, e titulluar "Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt ardhmërisë evropiane" dhe e iniciuar nga kryeministrat
  • Vendi Albani në Kaukaz, maqedonasit: Shqiptarët erdhën që andej Shkup, 20 mars, NOA - Një vend me emrin "Albani" ka bërë që shumë dijetarë, si të huaj edhe shqiptarë, ta përdorin si argument se shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi.
  • Asfiksohen nga gazi, vdesin dy motrat Durrës, 20 mars, NOA - Të asfiksuara nga gazi, dy gra janë gjendur të vdekura në shtëpinë e tyre në fshatin Rrashbull të Durrësit. Lajmi konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të policisë së Durrësit, sipas të cilave, bëhet fjalë për dy motra të moshuara
  • Padia e Ndokës, Berisha pranon kushtin e pajtimit Tiranë, 20 mars, NOA - Pajtim, dëmshpërblim 1 Euro si edhe ndjesë publike për akuzat e lëshuara publikisht ndaj tij. Kështu duket se ka për të përfunduar konflikti gjyqësor i hapur mes kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit Nard Ndoka në gjykatën e Tiranës, mbi akuzat e rënda publike
  • Berisha në konferencën e Kranjit Kranji, 20 mars, NOA - Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Evropës", e cila do të zhvillohet sot në qytetin Kranji të Sllovenisë.
  • Daniel Server: Strukturat në veri s'janë paralele, por të Beogradit Uashington, 20 mars, NOA - "Unë nuk i shoh si struktura paralele, por i shoh si struktura të Beogradit dhe ato janë autoriteti kryesor në veri. Ky është problem", thotë Daniel Server, nga Instituti i SHBA-ve për Paqe, gjatë një interviste për "Radio Evropa e Lirë".
  • Sot konferenca në Slloveni, përplasje për Kosovën Kranji, 20 mars, NOA - Mbahet sot në Slloveni konferenca rajonale me titullin "Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt ardhmërisë evropiane", e iniciuar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor.
  • Një tjetër bombë në Athinë Athinë, 20 mars, NOA - Një tjetër shpërthim bombe, pas atij në selinë e një lëvizje neo-naziste, ka tronditur kryeqytetin grek, Athinë. Lajmi komunikohet nga policia greke, sipas të cilës është goditur një shtëpinë e një udhëheqësi të komunitetit pakistanez, duke shkaktuar dëme por nuk