English

Fule: Vendet e Ballkanit të ndihmojnë njëri-tjetrin

Brno, (Slloveni) 20 mars, NOA - Komisioneri europian për Zgjerimin, Stefan Fule u shpreh sot në konferencën e Sllovenisë, se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë, për të mundësuar integrimi sa më të shpejt në Bashkimin Europian.

Në një prononcim dhënë për mediat, para nisjes së takimit, Fule vlerësoi mbajtjen e konferencës mes vendeve të rajonit, si një hap në drejtimin e duhur.

"Vendet e rajonit e kuptojnë se është një benefit për to, nëse punojnë së bashku. Unë jam shumë i lumtur për këtë ngjarje që po mbahet sot, këtu, dhe mendoj se është një zotim serioz i liderëve të mbledhur këtu, për të ndihmuar njëri-tjetrin për të realizuar sfidën e integrimit në BE", u shpreh Fule.

m.xh/NOA

KOMENTE