English

Greqia: Do t'i paguajmë borxhet

Athinë, 20 mars, NOA - Greqia ka për t'i paguar të gjitha borxhet brenda afatit të caktuar kohor, duke mos lejuar që të dëmtohet edhe më shumë nga kriza e qe ka kapur atë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeministri grek, Jorgos Papandreu, sipas të cilit vendi i tij do t'i paguajë të gjitha borxhet.

"Greqia ka një qeveri të fortë dhe një popull kurajoz. Jemi duke u kthyer në rrugën e stabilitetit", ka pohuar Papandreu. Në këtë mënyrë, shënohet një kthesë në reagimin qeveritar grek ndaj krizës, të paktën në dukje të opinionit ndërkombëtar, duke dalë kështu kundër ironisë së të huajve, që po thonë në mediat e huaja se Greqia duhet të shesë ishujt që të mbijetojë ndaj krizës.

n.e/NOA

KOMENTE