Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Fol : Ambasadori Dell ka të drejtë
English

Lëvizja "Fol": Ambasadori Dell ka të drejtë

Prishtinë, 20 mars, NOA - "Shoqëria juaj ende shikon nga bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi. Duhet të jetë përfaqësuesi civil ndërkombëtar apo trupa tjerë të huaj ata që kërkojnë që qeveria juaj t'i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj. Kjo s'do të shkojë gjatë".

Kjo ka qenë deklarata e bërë pak ditë më parë nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, e cila duket se ka gjetur miratimin dhe mbështetjen nga lëvizje të ndryshme qytetare në këtë vend.

Njëra prej tyre është ajo "Fol", e cila i ka dhënë të drejtë ambasadorit Dell, me deklaratën se shoqëria kosovare ende shikon nga bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi.

Deklarata në fjalë sipas lëvizjes qytetare "Fol", është e vërtetë sepse qeveria nuk ka bërë asnjë ndryshim rrënjësor në përbërje që prej krijimit të saj, para më shumë se 2 vjetësh.

"Institucionet kosovare, e sidomos qeveria, duhet të presë presionin e bashkësisë ndërkombëtare, e mbi të gjitha të ambasadës amerikane, për të ndërmarrë veprime që duhet t'i bëjë vetë", thotë "Fol".

n.e/NOA

KOMENTE