Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa: Pedofilët, të ndëshkohen
English

Papa: Pedofilët, të ndëshkohen

Vatikan, 20 mars, NOA - Priftërinjtë pedofilë duhet të përgjigjen për abuzimet e tyre, para Zotit dhe para gjykatave.

Kështu është shprehur Papa Benedikti i 16-të në një deklaratë të tij kundër skandalit të publikuar mbi abuzimet e pedofilisë nga disa priftërinj gjermanë.

Ai u ka dërguar një letër priftërinjve katolikë të Irlandës, duke iu drejtuar direkt priftërinjve dhe besimtarëve që kanë abuzuar ndaj minorenëve, duke u thënë se i pret dënimi i Zotit para dënimit të gjykatave për krimet dhe mëkatet që kanë kryer.

Pasi i akuzon për këtë krim të rëndë dhe fajëson për dëmin e madh shkaktuar viktimave, Papa këshillon priftërinjtë abuzues të kenë një pendim të sinqertë dhe lutje për personat që kanë fyer.

"Pranoni hapur fajin tuaj dhe nënshtrojuni procedurave të drejtësisë", kërkon Papa Benedikti në letrën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE