English

Pekini goditet nga stuhia e rërës

Pekin, 20 mars, NOA - Një stuhi e fuqishme rëre ka përfshirë Kinën, duke goditur në veçanti kryeqytetin Pekin, duke shkaktuar një panik të madh mes qytetarëve të tij.

E një gjë e tillë ka ndodhur pikërisht vetëm një javë pas dëborës së madhe të rënë në këtë vend.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, sipas të cilave stuhia e rërës erdhi nga shkretëtira e afërt e Mongolisë së Brendshme.

Burimet shtojnë se stuhia ka filluar gjatë natës duke bërë që banorët e Pekinit të zgjohen nën një re gjigande të verdhë.

n.e/NOA

KOMENTE