English

Rusi, nisin protestat kundër Putin

Moskë, 20 mars, NOA - Mijëra njerëz janë mbledhur në disa qytete të Rusisë për të protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë dhe për më shumë liri politike.

Rreth një mijë njerëz janë grumbulluar në Shën Petersburg, duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime "Ekipi i Putinit duhet të japë dorëheqje". Rreth 1.500 njerëz janë mbledhur në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë. Liderët e koalicionit të grupeve opozitare lexuan listën me kërkesa, përfshirë dorëheqjen e qeverisë së Putinit dhe zgjedhje të drejtpërdrejta për guvernatorë.

Kërkesa të ngjashme bënë edhe protestuesit në qytetin Irkutsk. Kritikët e Kremlinit e shpallën ditën kombëtare të protestave për të mobilizuar të pakënaqurit nga mënyra se si qeveria e trajtoi krizën më të rëndë ekonomike në dekadën e fundit.

Organizatorët thanë se presin që protestë e madhe të mbahet edhe në Moskë.

Disa tubime tjera janë ndaluar nga autoritetet lokale, duke e rritur mundësinë e përplasjes me policinë.

NOA/EL

KOMENTE