Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia injoron konferencën
English

Serbia injoron konferencën

Kranji, 20 mars, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç nuk do të marrë pjesë në konferencën e sotme rajonale që do të mbahet në Kranji të Sllovenisë, e titulluar "Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt ardhmërisë evropiane" dhe e iniciuar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor.

Një lajm të tillë e njoftoi kabineti i tij, duke cilësuar se faj për këtë ka fakti i përfaqësimit të Kosovës në këtë konferencë si shtet.

"Fatkeqësisht, organizatorët nuk e ndoqën këtë parim dhe e parandaluan presidentin serb nga pjesëmarrja në konferencë", ka vlerësyar zyra e Tadiçit. Më parë, Beogradi zyrtar kishte deklaruar se do të merrte pjesë në këtë konferencë vetëm nëse Kosova përfaqësohej në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Por Kosovën në konferencën në Bërdo afër Kranjit e përfaqëson kryeministri Hashim Thaçi dhe jo ndonjë përfaqësues i UNMIK, siç pretendonte Serbia, duke provokuar kështu "rebelimin e Tadiç".

n.e/NOA

KOMENTE