English

Sot konferenca në Slloveni, përplasje për Kosovën

Kranji, 20 mars, NOA - Mbahet sot në Slloveni konferenca rajonale me titullin "Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt ardhmërisë evropiane", e iniciuar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor.

Mbajtja e saj ka krijuar për javë të tëra një debate të madh në rajon, pasi Kosova pritet të marrë pjesë e përfaqësuar si shtet dhe jo e prezantuar nga UNMIK, çka pritet të shkaktojë edhe mospjesëmarrjen e presidentit serb, Boris Tadiç.

Vetë Tadiç është shprehur se refuzon të marrë pjesë në një samit, ku Kosova do të jetë e pranishme si shtet i pavarur.

Nga ana e tij, kryeministri slloven, Borut Pahor shkoi edhe në Beograd dhe në Bruksel për të bindur partnerët ta pranojnë ftesën dhe të marrin pjesë në samit.

Ndërsa, presidenti slloven, Danilo Turk deklaroi se ky samit duhet të shënojë fillimin nga ana e vendeve të rajonit të bisedimeve të drejtpërdrejta për problemet si edhe të demonstrojnë nivel më të lartë të pjekurisë politike.

n.e/NOA

KOMENTE