Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen në Fier 100 mijë euro heroinë
English

Kapen në Fier 100 mijë euro heroinë

Fier, 21 Mars NOA - Një sasi e konsiderueshme lënde e fortë narkotike u zbulua pasditen e sotme pas një operacioni të koduar policor me emërtesën "Dalja", duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar si trafikantë.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se janë arrestuar Altion Troka dhe Rafale Troka, që të dy lindur e banues në Fier.

Ndërsa po udhëtonin me automjetin e tyre me targa të Vlorës VL 4248 C, në dalje të qytetit Fier, u ndalën nga policia e cila pranoi se kishte informacione paraprake.

Gjatë kontrollit, të dyshuarve iu gjetën dhe sekuestruan si provë materiale sasia prej dy kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë në katër qese me nga gjysmë kilogrami secila.

Policia tha se po heton për linjën e trafikut që ndiqnin të dyshuarit dhe destinacionin e drogës së fortë që në tregun e zi kap vlerën 100 mijë euro.

e.b/e.r/NOA

KOMENTE