Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 21 Mars 2010

  • "Luftë" me armë tek ish-Blloku, shkakton panik nga plumbat Tiranë, 21 Mars NOA - Një përplasje e armatosur ka ndodhur disa minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, por nuk raportohen persona të dëmtuar nga qitja e plumbave.
  • PS mbledh aleatët dhe cakton muajin prill për protesta Tiranë, 21 Mars NOA - Partia Socialiste mblodhi mbrëmjen e së dielës, aleatët opozitar, për të dalë në një vendim të përbashkët, pas seancës së fundit në Parlament, ku siç thotë, mazhoranca kaloi me forcën e kartonëve komisionin hetimor, i cili nuk do të mundet të hetoj kutitë e votimit.
  • Policia e Shtetit raporton tek monitoruesit e Parlamentit Evropian Tiranë, 21 Mars NOA - Një përfaqësi e Parlamentit Evropian, e kryesuar nga Shefi i Delegacionit për Ballkanin, z. Eduard Kukan, ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  • Heqja e vizave, Nishani merr vlerësime pozitive nga delegacioni i PE Tiranë, 21 Mars NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama priti sonte në një takim të veçantë delegacionin e Parlamentit Europian të kryesuar nga Presidenti i Komisionit për Ballkanin, Eduard Kukan.
  • Kukan takohet me Edi Ramën: Më vjen keq që kriza po vazhdon Tiranë, 21 Mars NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama priti sonte në një takim të veçantë delegacionin e Parlamentit Europian të kryesuar nga Presidenti i Komisionit për Ballkanin, Eduard Kukan.
  • Shkrihet OMONIA, prezantohet në Shqipëri partia "MEGA" Tiranë, 21 Mars NOA - Organizata e minoritetit grek OMONIA i ka lënë vendin një partie politike e cila synon të ketë zërin e saj në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet më të para të përgjithshme në vend.
  • Vrasje mes adoleshentësh në Kukës, humb jetën 17-vjeçari Kukës, 21 Mars NOA - Një djalë i mitur ka humbur jetën kurse shoku i tij bashkëmoshatar gjendet si përgjegjës i krimit që ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, informon korrespondenti i Agjencisë NOA.
  • Kapen në Fier 100 mijë euro heroinë Fier, 21 Mars NOA - Një sasi e konsiderueshme lënde e fortë narkotike u zbulua pasditen e sotme pas një operacioni të koduar policor me emërtesën "Dalja", duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar si trafikantë.
  • Bilanci zyrtar: Edhe 340 të vdekur nga tërmeti i ri në Kili Tre javë pas tërmetit shkatërrues në Kili, autoritetet vendore kanë korrigjuar numrin e viktimave duke e ulur edhe më tej. Sipas një bilanci të ministrisë së Brendshme jetën kanë humbur më shumë se 340 njerëz.
  • Ribotohet "Dosja e diktaturës" nga Pjetër Pepa Tiranë, 21 Mars NOA/Milena Selimi - Vepra e Pjetër Pepës "Dosja e diktaturës"(Kumi 2009), u diskutua në një simpozium në ambientet e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ku referuan studiuesit: Kolec Topalli, Uran Butka dhe Amik Kasoruho.
  • Gjen vdekjen në shina pasi e shtyp treni i linjës Durrës-Tiranë Tiranë, 21 Mars NOA - Një grua ende e paidentifikuar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi u shtyp nga treni i udhëtarëve të linjës Durrës-Tiranë.
  • Mijëra rusë nëpër rrugë kundër kursit të Putinit Moskë, 21 Mars - Në gati 50 qytete ruse mijëra demonstrues kanë dalë nëpër rrugë në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Vladimir Putin duke u ankuar për dukuritë sociale në përkeqësim e sipër.
  • "Daullet e Paqes" në Tiranë në Ditën e Poezisë Tiranë, 21 Mars NOA/Milena Selimi -21 Marsi është Dita Botërore e Poezisë, e shpallur e tillë nga UNESCO në vitin 1999. Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë
  • Reagime të ndryshme për letrën baritore të Papës Vatikan, 21 Mars - Letra baritore e Papa Benediktit të XVI-të lidhur me abuzimin e të miturve në kishën katolike të Irlandës ka sjellë reagime të ndryshme.
  • Shmangen rreziqet nga shpërthim i vullkani në Islandë Autoritetet e Islandës e kanë lejuar sërish qarkullimin ajror pas ndërprerjes si pasojë e shpërthimit të një vullkani. Shpërthimet në akullnajën Eyjafjall janë aq të kufizuara, sa nuk ekziston më rrezik për avionët nga llava apo pluhuri në ajër, thuhet në arsyetimin e autoriteteve.
  • BE kritikon politikën e buxhetit të Gjermanisë Berlin, 21 Mars - Komisari për financat i BE-së Olli Rehn, ka kritikuar politikën buxhetore të qeverisë federale gjermane. "Gjermania duhet të përpiqet edhe më shumë që të reduktojë borxhin e saj shumë të madh", tha Rehn për gazetën "Welt am Sonntag".
  • Gjermania, e rezervuar lidhur me ndihmat për Greqinë Berlin, 21 Mars - Qeveria federale gjermane ka reaguar e rezervuar lidhur me kërkesën e Presidentit të Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso për një mekanizëm kredish për vendet me borxhe të larta të euro-zonës, si Greqia.
  • Dhjetë të vdekur si pasojë e një sulmi kamikaz në Afganistan Helmand, Afganistan 21 Mars - Një atentator vetëvrasës shkaktoi vdekjen e dhjetë dhe plagosjen e shtatë vetëve në jug të Afganistanit. Sulmi kamikaz është kryer në një urë të qytetit Gereshk në krahinën Helmand.
  • Mbi 50 anëtarë të PDSH-së nga Çairi, kalojnë në DR e Selmanit Shkup, 21 Mars NOA - Në selinë e Demokracisë së Re, me anë të një konference për shtyp, mbi 50 anëtarë të PDSH-së nga Dega e Çairit bënë publik kalimin në radhët e DR-së, duke iu bashkangjitur kështu programit dhe vizionit të DR-së për politikë konstruktive e cila ofron zgjidhje për të gjitha
  • "Closer", dramë seksi në skenën e Prishtinës "Më pranë" (Closer) i dramaturgut Patrick Marber është një produkt artistik që i takon zhanrit dramë i cilësuar ndërkombëtarisht si tekst modern i nivelit britanik që paraqet jetën e disa personave me të gjitha karakteristikat e jetës normale, e cila do të ngjitet në skenën e Prishtinës më 22
  • Legaliteti: Tërheqja e PS nga nismat e saj, një papërgjegjshmëri Tiranë, 21 Mars NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" e konsideron tërheqjen e Partisë Socialiste nga kërkesa për ngritjen e Komisionit Parlamentar që do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, si një akt të rëndë papërgjegjshmërie, që bie në kundërshtim jo vetëm me kërkesën e saj disamujore për hetimin
  • Elbasan, adoleshentja hidhet nga lokali "Divino" në katin e 12-të Më shumë foto, te Galeria Dëshmitë okulare dhe detajet mbi ngjarjen e paprecedentë dhe fotot menjëherë pas hedhjes së vajzës nga lokali më i njohur i qytetit të Elbasanit, Divino"
  • "Berisha dhe Meta votuan pa qenë", reagon Parlamenti për akuzën e PS Tiranë, 21 Mars NOA - Kryeministri Sali Berisha dhe zëvendësi i tij Ilir Meta dhe pse nuk gjendeshin në seancë pasi njëri iku në Slloveni e tjetri gjendej në SHBA, kanë votuar në Parlament, është akuza e PS që ka ngjallur sot reagimin e Drejtorisë së Informacionit dhe Dokumentacionit Parlamentar
  • Urgjent - Hidhet nga lokali në katin e 12-të, vdes 18-vjeçarja në Elbasan Elbasan, 21 Mars NOA - Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës disa minuta më parë në qytetin e Elbasanit pasi u hodh nga një lartësi e madhe e një pallati dhe pikërisht nga tarraca e bar kafe "Divino".
  • Seanca plenare e 18-19 marsit, qëndrimi i plotë i Grupit Parlamentar të PS Tiranë, 21 Mars NOA - Partoa Socialiste, pak çaste para se të niste votimi i nismave të saj ligjore për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, u tërhoq duke kërkuar që të mos hidhet në votim ngritja e komisionit të kërkuar prej kohësh.
  • Shteti luan me bizneset, lind loja e re për të shmangur taksat Tiranë, 21 mars NOA - Bizneset e vogla duke nisur nga viti në vazhdim janë të detyruara që të tatohem me TVSH nëse të ardhurat vjetore janë pesë milionë lekë në vit por ndryshimi I pragut nga shteti ka bërë që të lindë një metodë e re shmangieje e cila në të vërtetë shkatërron të ardhurat e shtetit
  • Jeremiç: Takimi në Slloveni, i dështuar Beograd, 21 mars, NOA - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka vlerësuar se takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, nuk ishte i organizuar mirë dhe se ishte i pasuksesshëm.
  • Atentat me bombë në Afganistan, 10 të vdekur Kabul, 21 mars, NOA - Dhjetë persona mendohet të kenë vdekur në një shpërthim në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.Lajmi konkonfirmohet nga agjencia e lajmeve "Reuters", e cila raporton se viktimat janë civilë.
  • Britania drejt recensionit, bie sterlina Londër, 21 mars, NOA - Deklarata e drejtuesve të Bankës së Anglisë, se vendi rrezikon sërish recensioni ka bërë që tregu financiar të reagojë në mënyrë të menjherëshme.
  • Gjermania kundër ndihmave të BE për Greqinë Berlin, 21 mars, NOA - Qeveria federale gjermane ka reaguar me rezerva lidhur me kërkesën e Presidentit të Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso për një mekanizëm kredish për vendet me borxhe të larta të euro-zonës, si Greqia.
  • Turk: Liderët e rajonit të dëshmojnë më shumë maturi Lubjanë, 21 mars, NOA - Edhe pse nuk ishte drejtpërdrejt i inkuadruar në organizimin e takimit të liderëve të Ballkanit në Bërdo afër Kranjit, presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk, mbështeti fuqishëm këtë ide, sepse mendon se ka ardhur koha që liderët e rajonit të flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin
  • Klitchko mbetet kampion i botës Dusseldorf, 21 mars, NOA - Vladimir Klitchko është ende kampioni i botës në boks. Boksieri ukrainas ka fituar dhe ndeshjen e mbrëmshme për kategorinë e rëndë të boksit profesionist, përballë sfidantit amerikan Eddie Chambers.
  • Hoxhaj: S'do ketë unifikim të teksteve me Shqipërinë Prishtinë, 21 mars, NOA - Ministri i Arsimit të Kosovës Enver Hoxha ka deklaruar për mediat kosovare se "nuk do të ketë unifikim të teksteve shkollore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë".
  • Maqedoni, të gjithë kundër Gruevskit Shkup, 21 mars, NOA - Partitë shqiptare të opozitës, por edhe një grup të pakënaqurish brenda Bashkimit Demokratik për Integrim kërkojnë nga Ali Ahmeti braktisjen e Qeverisë.
  • Kriza politike, Meta: Qeveria do çojë mandatin deri në fund Uashington, 21 mars, NOA - Mungesa e konsensusit dhe bojkoti i opozitës nuk rrezikon qeverinë. Kjo është deklarata që zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka bërë në lidhje me situatën politike në vend.
  • Drucas-Maqedonisë: Pa emrin, nuk ka BE Athinë, 21 mars, NOA - Ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Dimitris Drucas ka theksuar se nëse nuk zgjidhet kontesti i emrit, atëherë, Maqedonia nuk mund të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, gjatë presidencës spanjolle.
  • E shtyp me biçikletë, vdes e moshuara Londër, 21 mars, - Një 27 vjeçar është arrestuar në Londër pasi ka shtypur me biçikletë një grua. Ngjarja ka ndodhur një prej rrugëve të Londrës dhe sipas BBC-së, aksidenti ka ndodhur në 21 shkurt.
  • Delegacioni i PE sot në Tiranë për heqjen e vizave Tiranë, 21 mars, NOA - Parlamenti Europian do të njoh nga afër përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave nga qeveria shqiptare. Për këtë qëllim, një delegacioni i PE-së, do të vizitojë sot Tiranën.
  • Shfaqja e Shën Mërisë në Bosnje, nis hetimi nga Vatikani Vatikan, 21 mars, NOA - Vatikani do të krijojë një komitet të veçantë për të hetuar, atë që njihet si shfaqja e Shën Mërisë në Bosnje-Hercegovinë.
  • Mbledhja e grupit të PS-së, vendimi për protesta Tiranë, 21 mars, NOA - Partia Socialiste do të marrë sot një vendim politik në lidhje me vijimin e aksionit politik pas dështimit të negociatave.
  • Inter, Oriali: Na duhet më shumë fat Palermo, 21 mars, NOA - "Duam të fitojmë gjithçka, e dimë që nuk është e lehtë, por kemi një organikë kompetitive, nëse fati na ndihmon, nuk do të na shkoj ters gjatë gjithë ndeshjeve".
  • Tajland, sulm me bombë ndaj qeverisë Bankok, 21 mars, NOA - Dy bomba kanë shpërthyer para godinës së qeverisë në Tajlandë, një ditë pas manifestimeve për largimin e qeverisë nga detyra dhe shpërndarjen e Parlamentit.
  • Zgjedhjet në Irak, kërkohet rinumërimi i votave Bagdad, 21 mars, NOA- Kryeministri që ka humbur zgjedhjet në Irak, Nouri al Maliki, ka kërkuar sot rinumërimin e votave duke pretenduar se rezultati nuk është i saktë.
  • Makina me defekte, "Daewoo" heq nga tregu 58 mijë Seul, 21 mars, NOA - Marka e njohur e automobilave "Daewoo" do të tërheq nga tregu një numër prej 58 mijë automjetesh. Shkak i këtij hapi mbrapa të kompanisë së njohur koreane jugore janë defektet që janë vrejtur në këto makina.
  • Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë Paris, 21 mars, NOA - Sot zhvillohet balotazhi për zgjedhjet lokale në Francë. Kjo mendohet se është dhe mundësia e vetme e partisë së Presidentit, Nikolas Sarkozy, për të marrë një fitore, pas humbjes që pasoi në raundin e parë.