English

Klitchko mbetet kampion i botës

Dusseldorf, 21 mars, NOA - Vladimir Klitchko është ende kampioni i botës në boks. Boksieri ukrainas ka fituar dhe ndeshjen e mbrëmshme për kategorinë e rëndë të boksit profesionist, përballë sfidantit amerikan Eddie Chambers.

Ndeshja mes 33 vjeçarit ukrainas dhe 27 vjeçarit amerikan u zhvillua në qytetin gjerman të Dusseldorf, në një stadium futbolli, ku të pranishëm ishin 51 000 tifoza.

Klitchko mban titullin kampion botëror në kategorit, WBO, IBO dhe IBF.

Bilanci i ukrainasit është 54 fitore dhe tre humbje, 48 me nokaut. Ndërsa amerikani Chambers pësoi dje humbjen e dytë në karrierë.

m.xh/NOA

KOMENTE