Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftë me armë tek ish-Blloku, shkakton panik nga plumbat
English

"Luftë" me armë tek ish-Blloku, shkakton panik nga plumbat

Tiranë, 21 Mars NOA - Një përplasje e armatosur ka ndodhur disa minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, por nuk raportohen persona të dëmtuar nga qitja e plumbave.

Burime okulare i thanë agjencisë NOA se ngjarja ka ndodhur sot në orën 10.10 të mbrëmjes kur disa djem të rinj, identitetet e të cilëve ende nuk janë zbardhur zyrtarisht, janë konfrontuar mes tyre duke rrezikuar jetë njerëzish.

Në gjaknxehtësi e sipër një pistoletë ka dalë nga grupi i përfshirë në sherr dhe personi që e posedonte atë ka hapur zjarr duke qëlluar.

Policia tha se plumbat janë hedhur në ajër, kurse me afrimin e agjentëve të saj, grupi është shpërndarë.

Një varg shoqërimesh është duke u kryer në këto momente në zonën e ish-Bllokut, pranë vendit ku ndodhi incidenti.

e.r.NOA

KOMENTE