Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shtetit raporton tek monitoruesit e Parlamentit Evropian
English

Policia e Shtetit raporton tek monitoruesit e Parlamentit Evropian

Tiranë, 21 Mars NOA - Një përfaqësi e Parlamentit Evropian, e kryesuar nga Shefi i Delegacionit për Ballkanin, z. Eduard Kukan, ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me punën e kryer nga Policia e Shtetit lidhur me plotësimin e kushteve të kërkuara për liberalizimin e vizave.

Pjesëmarrës në këtë delegacion ishin deputetët europianë Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, deputetja Marije Cornalissen nga Hollanda, si dhe raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave Tanja Fajon.

Delegacioni evropian u prit në këtë takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj, Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracioni, z. Pëllumb Nako, Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit, z.Agron Kulicaj dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit.

Fillimisht, vizitorët janë prezantuar me sistemin MEMEX, i cili shërben për përpunimin e informacionit kriminal.

Më pas, Zv/ Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, i njohu ata me përmirësimin e ndjeshëm që ka pësuar infrastruktura e Policisë Kufitare dhe Migracionit si dhe vënien në funksion të plotë të sistemit TIMS.

Përmes këtij sistemi bëhet përpunimi i të gjitha të dhënave të shërbimit kufitar, duke filluar nga lidhja online me te 8-të Drejtoritë rajonale të Kufirit dhe monitorimi në 24 orë i 24 pikave kufitare me kamera nga Policia e Shtetit.

Delegacionit të Parlamentit Evropian u është prezantuar database për lejet e qëndrimeve të të huajve, i cili është pjesë e regjistrit elektronik i të huajve. Ky regjistër së bashku me regjistrin e vizave janë të integruar me sistemin e pasaportave.

Z. Nako evidentoi se tashmë pothuajse i gjithë aktiviteti i shërbimit kufitar është hedhur në sistem dhe është i kontrollueshëm dhe i verifikueshëm në mënyre elektronike.

Më pas, Shefi i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Behar Tafa, i ka njohur vizitorët e Parlamentit Evropian me arritjet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar gjatë periudhës midis viteve 2006-2010.

Në fjalën e tij Tafa theksoi se në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar 323 raste në total, ku kanë qenë te përfshire 398 persona, 186 prej të cilëve janë arrestuar, dhe 42 persona janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë Tafa prezantoi dhe punën e bërë për goditjen e grupeve kriminale në fushën e trafikut të qenieve njerëzore:

në vitin 2007, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë goditur 37 grupe kriminale, me 159 persona të akuzuar,

në vitin 2008, janë goditur 30 grupe kriminale, me 143 persona të përfshirë,

në vitin 2009, 25 grupe kriminale, me 85 persona të përfshirë,

dhe në vitin 2010, janë goditur 7 grupe kriminale, me 25 persona.

Më pas u prezantuan rezultatet e arritura nga strukturat policore në kuadër të luftës kundër drogës, ku për periudhën e sipërcituar janë 2353 raste të evidentuara, 1528 të zbuluara, me 2350 persona të përfshirë, nga të cilët 1857 të arrestuar.

Po ashtu në kuadër të luftës kundër drogës:

në vitin 2007 janë goditur 37 grupe kriminale me 153 persona të përfshirë,

në vitin 2008, janë goditur 40 grupe kriminale me 186 persona të përfshirë,

në vitin 2009, janë goditur 32 grupe kriminale me 132 persona të përfshirë,

në vitin 2010, janë goditur 12 grupe kriminale me 50 persona të përfshirë.

Në fushën e luftës kundër korrupsionit gjatë kësaj periudhe janë evidentuar në total 170 raste veprash penale, janë zbuluar 167 prej tyre, me 371 persona të përfshirë, nga të cilët 180 persona janë arrestuar, të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 1 person është shpallur në kërkim.

Një vend të veçantë në këtë prezantim zuri dhe pasqyrimi i rezultateve të arritura nga Policia e Shtetit lidhur me pastrimin e produkteve të krimit dhe kalimin e paligjshëm të valutës. Konkretisht:

- Janë evidentuar 59 raste të pastrimit të produkteve të krimit, 58 prej të cilave janë zbuluar, me 72 persona të përfshirë, 5 të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim, ndërsa 65 po ndiqen në gjendje të lirë.

-301 janë veprat penale të evidentuara porsa i përket kalimit të paligjshëm të valutës, të gjitha të zbuluara, me 322 autorë të përfshirë, nga këto 78 persona të arrestuar dhe 244 persona po ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa lidhur me veprat penale të kryera nga punonjës të administratës shtetërore, Z. Tafa theksoi se janë evidentuar 745 raste, nga të cilat janë zbuluar 732, me autorë 1215 persona të përfshirë, 106 persona të arrestuar, 1108 ndiqen në gjendje të lirë

Sa i përket operacioneve me përdorim të teknikave speciale të hetimit: në rastet e luftës kundër drogës janë kryer 147 operacione, në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, 59 operacione dhe nga strukturat kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit janë 77 operacione.

Në përfundim u evidentuan edhe operacionet e kryera në bashkëpunim me strukturat homologe ndërkombëtare, përkatësisht:

Në fushën e luftës kundër drogës:

në vitin 2007 , 4 operacione të tilla,

në vitin 2008, 15 operacione,

në vitin 2009, 12 operacione

dhe në vitin 2010, 3 operacione.

Në fushën e anti-trafikut:

në vitin 2007, janë kryer 2 operacione,

në vitin 2008, 4 operacione,

dhe në vitin 2009, janë kryer 3 operacione të përbashkëta.

e.r/NOA

KOMENTE