Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ribotohet Dosja e diktaturës nga Pjetër Pepa
English

Ribotohet "Dosja e diktaturës" nga Pjetër Pepa

Tiranë, 21 Mars NOA/Milena Selimi - Vepra e Pjetër Pepës "Dosja e diktaturës"(Kumi 2009), u diskutua në një simpozium në ambientet e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ku referuan studiuesit: Kolec Topalli, Uran Butka dhe Amik Kasoruho.

Në këtë vepër shkruhet për gjyqin Special te 1945-ës, luften e egër kundër klerit, gjyqi i opozitës së parë shqiptare, gjyqi i deputetëve më 1947-ën, sillen emrat e ekzekutuesve dhe të ekzekutuarve, jetëshkrime, procesverbale dënimesh, pamje nga sallat e gjyqeve, portrete të akuzuarish që merren në pyetje, gra të veshura me të zeza, turma njerëzish që dëgjojnë me altoparlantë vendimet.

Është dosja e një mjeku, në 20 vite kërkimi në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në Arkivat e Vatikanit, nëpër dëshmi, materiale të sjella nga familjet e viktimave, në shtypin e periudhës.

Në simpoziumin e mbajtur për veprën Dosja e Diktaturës, studiuesit referuan për rëndësinë që ka ajo për kujtesën historike, gjykimin e ftohtë të autorit Pepa, gjykim që ngrihet mbi mllefin dhe urrejtjen.

Ribotimi përmbledh Gjyqin Special të vitit '45, Gjyqin e Deputetëve, Gjyqin e Opozitës së parë, si dhe luftën e regjimit me klerikët

Tri referimet vërtiteshin rreth të njëjtit qëllim, mbajtja gjallë e kujtimeve të së kaluarës, një mënyrë që ajo të mos përsëritet. Por edhe për një apel për drejtësi, që studiuesi dhe përkthyesi Amik Kasoruho e përmblodhi në retorikën: "Nëse u dënuan ata që nuk kishin faj, fajtorët kanë për të mbetur të pandëshkuar?".

m.s/NOA

KOMENTE