Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje mes adoleshentësh në Kukës, humb jetën 17-vjeçari
English

Vrasje mes adoleshentësh në Kukës, humb jetën 17-vjeçari

Kukës, 21 Mars NOA - Një djalë i mitur ka humbur jetën kurse shoku i tij bashkëmoshatar gjendet si përgjegjës i krimit që ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, informon korrespondenti i Agjencisë NOA.

Viktima është identifikuar me inicialet B.Gj., 17 vjeç, lindur e banues në qytetin e Kukësit.

Policia tha se autori i dyshuar i krimit është një moshatar i viktimës por identiteti i tij nuk u konfirmua.

Ngjarja ka ndodhur në një fushë sporti private që gjendet në qytetin verior ku një grup adoleshentësh po luanin futboll.

Sherri për motive të dobëta ka sjellë acarim mes dy të rinjve dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar me të për vdekje 17-vjeçarin B.Gj duke i marrë dhe jetën.

Policia thotë se me arrestimin e të dyshuarit, shpreson të zbardhë rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE