Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti, goditet për vdekje e moshuara
English

Aksidenti, goditet për vdekje e moshuara

Tiranë, 24 mars, NOA - Një 68-vjeçare ka gjetur vdekjen pas një goditje fatale nga një automjet ndërsa kalonte rrugën në lagjen e Kombinatit në Tiranë.

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë së kryeqytetit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, autori i aksidentit tragjik është 23-vjeçar, Florent Elezi, banues në Tiranë dhe ai tashmë është arrestuar prej tyre.

Më tej, thuhet se viktima quhet Metie Sefa, ndërsa automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë i tipit "Audi A4" me targë TR 3627 M, në rrugën me drejtim lëvizje nga Kombinati për në qendër të Tiranës.

Sqarohet se drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, ndërsa e dëmtuara me një mjet të rastit është dërguar në spitalin ushtarak, por pa mundur t'i shpëtojë vdekjes.

Menjëherë forcat e policisë organizuan shërbimet për kapjen e shoferit, të cilat mundësuan arrestimin e tij në afërsi të banesës, ku kishte parkuar dhe automjetin.

Ndërsa, materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 dhe 273 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE