Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 24 Mars 2010

  • Shënohet rekord një shitjen e një apartamenti Nju Jork, 25 Mars NOA - Një apartament i madh njujorkez, pronësi e Vittorio Cecchi Gori u shit në ankand për 33.2 milionë dollarë, duke vendosur kështu një rekord në vitin 2010 (rreth 66 mijë dollarë për metër katrorë) konfirmon agjencia e shitjeve "Big Apple".
  • Indi, seksi para martesës nuk është i dënueshëm Indi, 25 Mars NOA - Seksi para martesës dhe bashkëjetesa në shtetin e Indisë nuk është më e dënueshme. Kjo gjë prej kohësh ka qenë tabu në këtë vend dhe tashmë mund të themi se ajo nuk shihet më si diçka e tillë.
  • Gjyshja më e re e Evropës, është vetëm 29 vjeçe Napoli, 25 Mars NOA - Quhet Giulia Elia napolitanja 29 vjeçare dhe është gjyshja më e re në Evropë. Një gjyshe e re rekord, ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur mbeti shtatzënë me Annën vajzën e saj.
  • Dimri më anormal dhe ekstrem që nga viti 1900 Spanjë, 24 Mars NOA - Dimri i cili sapo ka kaluar në shtetin e Spanjës duhet thënë se ka qenë ai më anormal dhe më ekstrem nga viti 1900. Këtë lajm e ka konfirmuar gjeografi Santiago Begueria nga një organizatë e specializuar, e cila doli në këtë përfundim pas një kërkimi.
  • Ngadalësimi i ekonomisë shqiptare Aktiviteti ekonomik vlerësohet të ketë regjistruar një ngadalësim progresiv të ritmit të rritjes këto gjashtë muajt e fundit. Treguesit më të fundit të ekonomisë reale, si treguesit e shitjeve, treguesit monetarë dhe ata të besimit, sinjalizojnë frenimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike gjatë
  • Zyra e Kryeministrit flet mbi 11 vjetorin e sulmit të NATO për çlirimin e Kosovës Tiranë, 24 Mars NOA - Në 11 vjetorin e sulmit të Aleancës së Atlantikut të Veriut për çlirimin e Kosovës nga regjimi barbar i Millosheviçit, Kryeministri Sali Berisha përshëndet këtë vendim historik të Aleancës së Atlantikut të Veriut si një nga ngjarjet më madhore në historinë e Aleancës dhe
  • Çelsi, në ndjekje të Van der Vart Angli, 24 Mars NOA - Skuadra e Çelsit po mendon që tani për të ardhmen e saj dhe në listën e gjatë të lojtarëve të cilët dëshirojnë ti sjellin në Londër tashmë është shtuar dhe emri i Rafael Van der Vart.
  • Kujtimi për disidentin Ndërsa kritikonte faktin që Bashkimi Sovjetik ishte i papajtueshëm në Jugosllavi, libri i Mihajlovit zemëroi Kremlinin, pikërisht kur Tito po përpiqej t'i përmirësonte marrëdhëniet me Moskën
  • Një emër i ri për pankinën e Juventus Torino, 24 Mars NOA - Ka dalë në skenë një emër i ri për sa i përket pankinës së Juvenusit dhe bëhet fjalë pikërisht për Felix Magath. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë shtypi i shtetit Gjerman të cilët kanë shtuar në listën e trajnerëve të mundshëm për bardhë e zinjtë në vitin e ardhshëm
  • Krasniqi: Ndërhyrja NATO, fillim historie e re Prishtinë, 24 mars, NOA - Bombardimet e Aleancës së Atlantikut ndaj Beogradit për të mbrojtur Kosovën, pa dyshim që përbëjnë fillimin e një historie të re, jo vetëm për zhvillimet politiko-ushtarake në Kosovë, por edhe më gjerë.
  • Kryediplomati turk nesër në Shkup Shkup, 24 mars, NOA - Në Shkup nesër mbërrin për vizitë zyrtare ministri karizmatik turk, Ahmet Davutoglu, i cili për dy ditë do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë shtetëror, deputetë dhe personalitete politike dhe publike në Maqedoni.
  • Skënder Hyseni: Angazhohemi për bashkëpunim në Ballkan Prishtinë, 24 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër. Ai është takuar me sekretarin e Jashtëm David Milband dhe ministrin për Evropën, Chris Bryant.
  • BE publikon raportin për Bullgarinë dhe Rumaninë Bruksel, 24 mars, NOA - Edhe tre vjet pas pranimit në BE Rumania dhe Bullgaria nuk i kanë plotësuar ende standardet evropiane të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
  • Eurodeputetët: Vizat do të hiqen, pavarësisht situatës politike Tiranë, 24 mars, NOA - Për Parlamentin Evropian, procesi i heqjes së vizave afatshkurtra me Shqipërinë është një proces teknik dhe nuk duhet ngatërruar aspak me procesin politik që është duke përjetuar vendi.
  • Sezoni i eventeve italiane, nesër koncerti i Michele Campanellas Tiranë, 24 mars, NOA - Në kuadër të sezonit të madh të evenimenteve "Italia dhe Shqipëria 2010- Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi" të promovuar nga ambasada e Italisë në Tirane, Instituti Italian i Kulturës do të organizojë koncertin "Serie d'Oro" të maestros Michele Campanella.
  • Shpërndanin drogë, arrestohen Durrës, 24 mars, NOA - Dy persona me precedentë të mëparshëm penale në drejtim të veprave penale kundër pronës, kanë rënë në prangat e policisë për dyshime se ushtronin trafik lëndësh narkotike.
  • Kontrabanda, Neranxi përpiqet mos paguajë gjobën 10 milionë Tiranë, 24 mars NOA - Nikollaq Neranxi ka kërkuar sot pafajësinë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës për veprën penale të "Kontrabandës me mallra të tjera".
  • Samiti i PPE-ve, Berisha drejt Brukselit Bruksel, 24 mars, NOA - Kryeministri Berisha është nisur sot pasdite drejt Brukselit, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të zhvillohet nesër në mjediset e Akademisë Mbretërore të Belgjikës.
  • Tryeza, diskutohen udhëzimet e BE-së për të Drejtat e Njeriut Bruksel, 24 mars, NOA - Diskutimi i zbatimit të udhëzimeve të Bashkimit Evropian mbi mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, ka qenë në qendër të një tryeze të zhvilluar sot mes diplomatëve evropianë dhe përfaqësuesve të organizatave shqiptare të shoqërisë civile të angazhuar në mbrojtjen
  • Vendimi i ri i qeverisë, tani edhe infermierët me master Tiranë, 24 mars, NOA - Tani e tutje edhe infermierët do të pajisen me master, falë një vendimi të qeverisë, miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
  • Topi nderon me Urdhrin "Nderi i Kombit" aktorin Sandër Prosi Tiranë, 24 mars, NOA - Presidenti Bamir Topi nderoi sot me urdhrin "Nderi i Kombit", artistin e madh të skenës dhe të kinematografisë shqiptare, aktorin Sandër Prosi (pas vdekjes), me motivacionin "Si personalitet i shquar i skenës dhe i ekranit me kontribute të çmuara në krijimin dhe konsolidimin
  • Qeveria, 102 milionë lekë KKRT-së Tiranë, 24 mars, NOA - Qeveria i ka akorduar Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2010 fondin prej 102.2 milionë lekësh.
  • Rrugorët, 976 gjoba në një ditë Tiranë, 24 mars, NOA - Forcat e Policisë Rrugore të kryeqytetit po vazhdojnë kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve në kuadrin e aksionit për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore
  • Aksidenti, goditet për vdekje e moshuara Tiranë, 24 mars, NOA - Një 68-vjeçare ka gjetur vdekjen pas një goditje fatale nga një automjet ndërsa kalonte rrugën në lagjen e Kombinatit në Tiranë.
  • Ushtarakët amerikanë, ndihma për Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë Vlorë, 24 mars, NOA - Fregata e Forcave Detare Amerikane John L. Hall (FFG 32), në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën, dhuroi materiale higjenike për Shkollën e Fëmijëve për Përkujdesje të Veçantë dhe për Shtëpinë e Fëmijëve.
  • Çertifikata false, bllokohen 2 kontenierë me mish Durrës, 24 mars, NOA - Dy kontenierë me mish dhe dhjamë gjedhi të ngrirë, janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Portit të Durrësit, pasi çertifikata që shoqëronte ngarkesën ishte e destinuar për në Rusi.
  • Banka e Shqipërisë: Ka rënë konsumi Tiranë, 24 mars, NOA / Rajmonda Lajthia - Kriza ekonomike po thellon gjithnjë e më shumë efektet e saj negative duke prekur edhe konsumin familjar, duke folur për rënie të fuqisë blerëse në vendin tonë.
  • Humbje e rëndë për West Ham Angli, 24 Mars NOA - Komplikohet gjithnjë e më shumë situata e West Ham në Kampionatin Anglez të Premier League. Skuadra e teknikut italian Zola, pësoi humbjen e radhës ku këtë herë ata u mundën me rezultatin e pastër 3 me 1 në një sfidë direkte në zonën e fundit të klasifikimit me Wolverhampton
  • Flamengo dëshiron Ronaldinhon Brazil, 24 Mars NOA - Skuadra braziliane e Flamengos ka një ëndërr dhe ajo mban emrin e Ronaldinhos. Stafi drejtues i këtij ekipi dhe vetë skuadra dëshiron të këtë në organikën e saj brazilianin e Milanit dhe për këtë gjë ata kanë pohuar se do të bëjnë të pamundurën.
  • Mazari në pritje të Juventusit Napoli, 24 Mars NOA - Kur luhet ndeshja midis Napolit dhe Juventus të gjithë tifozët e skuadrës napolitane janë në pritje me padurim të kësaj sfide.
  • Papa: Martesa ka kuptim vetëm mes burrit dhe gruas Romë, 24 mars, NOA - Debatit në Itali, por edhe në vende të tjera, mbi martesat mes homoseksualëve, i është shtuar dhe reagimi i fortë i kishës katolike.
  • Nesër, imazh i padukshëm në facebook, hiqni fotot nga profili Buenos Aires, 24 mars, NOA - Me rastin e përvjetorit të grushtit të shtetit në Argjentinë më 24 mars 1976, ku 30 mijë vetë u zhdukën gjatë diktaturës, organizatorët e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrjetit social, Facebook, që nesër më 24 mars të heqin gjatë
  • Arsimi i lartë, universitetet: Jemi pro hapjes së dyerve për të rinjtë Tiranë, 24 mars, NOA - Universitetet private dhe publike shprehen pro hapjes së dyerve për të rinjtë vetëm me një kusht që të rritet cilësia e shkollave të mesme.
  • Topalli: Xhafaj shpif për votimin e komisionit Tiranë, 24 mars, NOA - Deklaratat e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafa, për parregullsi gjatë votimit të vendimit për komisionin hetimor, që do të bëjë transparencën e zgjedhjeve, kanë sjellë dhe reagimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
  • Terrorizmi, kapet një celulë e Al Kaedës Arabia Saudite, 24 mars, NOA - Autoritetet në Arabinë Saudite njoftojnë se kanë shkatërruar një celulë të rrjetit terrorist të Al Kaedës. Bëhet fjalë për një prej grupimeve më të mëdha që janë kapur vitet e fundit.
  • Sheshi "Skënderbej", bashkia: Berisha po pengon punimet Tiranë, 24 mars, NOA - Projekti i rikonstruksioni të sheshit "Skënderbej", ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik debatet mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.
  • Fullani: Aktiviteti ekonomik është ngadalësuar Tiranë, 24 mars, NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh sot se aktiviteti ekonomik në vend, gjatë gjashtë mujorit të fundit, është ngadalësuar.
  • Erdogan e Merkel, debate për anëtarësimin në BE Ankara, 24 mars, NOA - Kërkesa e Turqisë për tu bërë pjesë e Bashkimin Europian ka hasur sërish në reagimin e Gjermanisë. Replikat në distancë janë zhvilluar mes kryeministrit turk dhe kancelares gjermane.
  • Kush tradhton është jo inteligjent Tokio, 24 mars, NOA - Nuk është më një çështje respekti, besnikërie apo tradhtie: përsa i përket tradhtisë në çift tani flitet vetëm për inteligjencë.
  • Parlamenti Europian: Kriza politike bllokon integrimin e vendit Bruksel, 24 mars, NOA, Update - Drejtuesit e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, në një deklaratë të përbashkët kanë vlerësuar se kriza politike në vend, po bllokon integrimin e vendit.
  • Ribery, nëse lë Bayern do shkojë në Spanjë Berlin, 24 mars, NOA - "Nëse vendos të mos e rinovoj kontratën me Bayern do të shkojnë në Spanjë". Kjo është deklarata e mesfushorit Ribery, dhënë për revistën gjermane "Sport Bild".
  • Të majtët në PE, delegacion të ri për negociata PD-PS Bruksel, 24 mars, NOA - Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, ka hedhur idenë e rinisjes së negociatave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për zgjidhjen e situatës politike në vend.
  • SHBA-Rusi, pakti i ri për çarmatim, në Pragë Pragë, 24 mars, NOA - Ministria e Jashtme e Çekisë, ka bërë të ditur se Praga është caktuar si vendi ku do të nënshkruhet traktatit të ri mes SHBA-së dhe Rusi-së, për reduktimin e armatimit bërthamor.
  • Gjiknuri: Mazhoranca na provokoi me komisionin hetimor Tiranë, 24 mars, NOA - Për Partinë Socialiste, ngritja e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve është një provokim dhe përgjegjësinë për pasojat e që mund të sjellë mungesa e konsensusit duhet ta mbajë vetëm qeveria.
  • Ndikimi në mjedis, nis debati për kaskadën e Devollit Tiranë, 24 mars, NOA - Ndërtimi i hidrocentraleve përgjatë kaskadës së Devollit pritet të sjellë një ndryshim të eko-sistemit dhe mjedisit në gjithë zonën.
  • Droga, Dogjani: Policia po kap vetëm mallin, jo trafikantët Tiranë, 24 mars, NOA - Deklaratave të kryeministrit, Sali Berisha për luftë më të madhe ndaj trafikut të narkotikëve, u është përgjigjur deputeti i PS-së, Asllan Dogjani, i cili ka akuzuar policinë për paaftësi dhe kryeministrin për sjellje të njëjtë me atë kur ishte në opozitë.
  • Tuberkulozi, mjekët bëjnë apel për të reduktuar varfërinë Tiranë, 24 mars, NOA - Shqipëria prej vitesh i ka shpallur luftë tuberkulozit, e megjithatë zonat verilindore ku numri i të prekurve është më i madh, vazhdojnë të tregojnë rezistencë ndaj sëmundjes infektive.
  • PS: Mazhoranca nuk do dialog, zgjidhja e vetme, protestat Tiranë, 24 mars, NOA - Seanca e një jave më parë dhe ngritja e komisionit hetimor, vetëm me votat e mazhoancës, është e mjaftueshme për opozitën që të ndërpres çdo komunikim për gjetjen e dialogut.
  • Kreu i qeverisë: Turp të kalosh në sheshin Skënderbej! Tiranë, 24 mars, NOA Update - Të vjen turp të kalosh në sheshin "Skënderbej" të kryeqytetit nga xhamia, deri të hotel Tirana dhe kjo, për shkak të amortizimit të tij.
  • Kryeministri: Denoncuesit e kanabisit, të paguhen Tiranë, 24 mars, NOA Update - Duhet që vendoset masë dëmshpërblimi për të gjithë denoncuesit e sipërfaqeve të mbjella me kanabis sativa. Kjo ka qenë një nga masat që kryeministri Berisha përmendi si të domosdoshme në kuadrin e luftës anti-kanabis, gjatë fjalës së tij në një konferencë
  • Burgaj: Trafiku i drogës, rënie 14 % në 2009 Tiranë, 24 mars, NOA - Trafiku i drogës dhe kultivimi i lëndëve narkotike në tërësi në terrorin shqiptar, ka shënuar një rënie në nivelin rreth 14 përqind, gjatë vitit të kaluar.
  • Vodhën një lokal, kapen 2 autorët Fier, 24 mars, NOA - Vodhën në bashkëpunim me njëri-tjetrin një lokal dhe kanë vjedhur aty shumën prej 20 mijë lekësh, ndërsa kanë mundur të identifikohen dhe të kapen më pas nga forcat e policisë.
  • Skandali i vizave, hetohet Omonia Korçë, 24 mars, NOA - Forcat e policisë së Korçës dhe prokuroria e këtij qyteti kanë nisur hetimet mbi skandalin e vizave greke të dhëna në këtë qytet si edhe pagesat e ndihmave ekonomike nga shteti grek.
  • Angelo Longoni mbetet në Tiranë me "Burra pa gra" Tiranë, 24 mars, NOA / Milena Selimi - "Më në fund Ana", shfaqja e Angelo Longonit është me parametrat e saj të plotë në skenën e Akademisë së Arteve në Black Box dhe do të ketë performancën e saj përveç ditës së sotme dhe nesër në orën 19.
  • PUM-i: Pagesa të ulëta mujore, kredi për shtëpi nga NBG Bank Tiranë, 24 Mars NOA - NBG Bank në Shqipëri bëri të ditur se ka hedhur në treg kredinë për shtëpi të quajtur PUM-i. Kjo bankë, ka mëmën e saj Ethniki Trapeza tis Eladhos e cila është më e madhja në Greqi.
  • Greqia, BE fare pranë akordit Bruksel, 24 mars, NOA - Vendet e Bashkimit Evropian duket se janë shumë pranë marrëveshjes për planin e veprimit lidhur me gjendjen e rënduar financiare në Greqi.
  • Bildt: Konferenca e Sarajevës, të sjellë përfundime konkrete Stokholm, 24 mars, NOA - Bashkimi Evropian duhet të sigurojë pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Sarajevës, që mbahet në fund të majit, apo në qershor.
  • 11 vjet më parë, NATO bomba mbi Serbi Beograd, 24 mars, NOA - Si sot, 11 vjet më parë, forcat ushtarake të NATO-s nisën sulmet ajrore në Serbi, në kuadrin e konfliktit të këtij vendi me Kosovën për kufijtë e tyre.
  • Video lamtumire me fëmijët: "Përshëndetni mamin" dhe i vret Manchester, 24 mars, NOA - Ka filmuar me kamera dy fëmijët e tij të moshës 2 dhe 4 vjeç, duke i lënë ata t'i thonë lamtumirë nënës së tyre dhe pastaj i vret në hakmarrje për pabesinë e bashkëshortes.
  • Mbulesa mbi Groenlandë, për të ngadalësuar ngrohjen globale Groenlandë, 24 Mars NOA - Ngrohja globale po shkatërron planetin tonë dhe për këtë gjë shkencëtarët kanë menduar për ti dhënë një ndalë asaj.