English

Çelsi, në ndjekje të Van der Vart

Angli, 24 Mars NOA - Skuadra e Çelsit po mendon që tani për të ardhmen e saj dhe në listën e gjatë të lojtarëve të cilët dëshirojnë ti sjellin në Londër tashmë është shtuar dhe emri i Rafael Van der Vart.

Tekniku i bluve të Londrës, Ançeloti është hedhur në kërkim të një lojtari i cili do të mund të zëvendësojë Decon, pasi kujtojmë se ai në fund të sezonit do të largohet nga ky ekip, dhe është pikërisht lojtari i Realit të Madridit Van der Vart i cili mund të bëjë këtë gjë.

Me sa duket Çelsi është i gatshëm të bëjë ofertën e saj në drejtim të klubit spanjoll dhe sipas të përditshmes britanike "The Sun" londinezët kanë gati një shumë prej 11 milionë eurosh të cilat do të shërbejnë për marrjen e kartonit të lojtarit holandez.

r.b/NOA

KOMENTE