English

Flamengo dëshiron Ronaldinhon

Brazil, 24 Mars NOA - Skuadra braziliane e Flamengos ka një ëndërr dhe ajo mban emrin e Ronaldinhos. Stafi drejtues i këtij ekipi dhe vetë skuadra dëshiron të këtë në organikën e saj brazilianin e Milanit dhe për këtë gjë ata kanë pohuar se do të bëjnë të pamundurën.

Flamengo ka shpresuar që Dunga të mos e marrë atë në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010, ku sipas tyre kjo gjë do të zbehte dëshirën e Dinhos për të qëndruan në Evropë dhe do të ishte një shtysë më shumë për të shkuar tek ekipi brazilian.

Kontaktet me lojtarin ka filluar që në verën e shkuar ku drejtuesit e klubit të Flamengos kanë kontaktuar me menaxherin dhe vëllain e lojtarit i cili mban emrin e Roberto de Assis, ku i kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë Dinhon në rradhët e ekipit të Flamengos.

Me sa duket skuadra braziliane po pret vetëm momentin e duhur, në të cilin do të bëjë një ofertë më konkrete në drejtim të lojtarit.

r.b/NOA

KOMENTE