English

Humbje e rëndë për West Ham

Angli, 24 Mars NOA - Komplikohet gjithnjë e më shumë situata e West Ham në Kampionatin Anglez të Premier League. Skuadra e teknikut italian Zola, pësoi humbjen e radhës ku këtë herë ata u mundën me rezultatin e pastër 3 me 1 në një sfidë direkte në zonën e fundit të klasifikimit me Wolverhampton.

Të ftuarit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 28 të garës me anë të Doyle. Më pas për të çuar rezultatin në 3 me 0 në favor të tyre shënuan Zubar dhe Jarvis. Ishte i pavlerë goli i shënuar nga West Ham në minutën e 90 të garës me anë të Franco.

Tashmë skuadra londineze gjendet me një avantazh prej vetëm tre pikësh nga zona e cila rrezikon rënien nga kategoria e parë.

r.b/NOA

KOMENTE