English

Krasniqi: Ndërhyrja NATO, fillim historie e re

Prishtinë, 24 mars, NOA - Bombardimet e Aleancës së Atlantikut ndaj Beogradit për të mbrojtur Kosovën, pa dyshim që përbëjnë fillimin e një historie të re, jo vetëm për zhvillimet politiko-ushtarake në Kosovë, por edhe më gjerë.

Kështu thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 11-vjetorit të intervenimit të NATO-së kundër forcave policore-ushtarake serbe.

"Data e 24 marsit të vitit 1999, e cila identifikohet në historinë më të re të Kosovës si ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, pa dyshim se është fillimi një historie të re, jo vetëm për zhvillimet politiko ushtarake në Kosovë por edhe më gjerë. Kjo është një ndër ditët më te rëndësishme për qytetaret e Kosovës, sepse më në fund u pa drita në fund të tunelit, u pa se bota e civilizuar është e vendosur për ndërprerjen e gjenocidit serb mbi qytetaret e Kosovës", thuhet në deklaratë.

Më tej, kreu i Kuvendit tha se ndërhyrja e NATO-s ishte përcaktues i triumfit të vlerave civilizuese, duke mbështetur luftën çlirimtare dhe popullin e Kosovës për sakrificën e tij shekullore, i cili përveç luftës për liri, ishte edhe pjesë e ndryshimeve të sistemeve në shekullin e kaluar që ndodhen në Evropë, në mbështetje të demokracisë perëndimore.

n.e/NOA

KOMENTE