Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndikimi në mjedis, nis debati për kaskadën e Devollit
English

Ndikimi në mjedis, nis debati për kaskadën e Devollit

Tiranë, 24 mars, NOA - Ndërtimi i hidrocentraleve përgjatë kaskadës së Devollit pritet të sjellë një ndryshim të eko-sistemit dhe mjedisit në gjithë zonën. Për këtë qëllimi ministria e Ekonomisë ka planifikuar të zhvillojë një sërë takimesh me autoritete të zonë dhe përfaqësues të shoqatave të ambientaliste, me qëllimi njohjen e këtyre efekteve dhe sensibilizimin e banorëve.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bënë të ditur se ministri Dritan Prifti do të marrë pjesë nesër në Konsultimin Publik në kuadër të Vlerësimit Strategjik për Mjedisin të Master Planit Strategjik të kësaj vepre të madhe publike.

Aktiviteti në fjalë është dhe pjesë e marrëveshjes së koncesionit, nënshkruar mes qeverisë dhe kompanive që kanë marrë përsipër realizimin e projektit.

Sipas njoftimit të ministrisë së Ekonomisë, takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Gramsh, në orën 11.00 dhe ka si synim njohjen, diskutimin dhe konsiderimin e këndvështrimit të publikut dhe grupeve të përfitimit, që kanë lidhje me vlerësimin dhe masat e propozuara.

"Gjatë sesionit do të ketë prezantime nga ekspertët përkatës të angazhuar në përgatitjen e vlerësimit strategjik mjedisor, të cilët më pas do të jenë në dispozicion për të adresuar pyetjet që do të ngrihen nga të pranishmit. Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kopje të përmbledhjes së vlerësimit mjedisor strategjik", thuhet në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë.

m.xh/NOA

KOMENTE