Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të majtët në PE, delegacion të ri për negociata PD-PS
English

Të majtët në PE, delegacion të ri për negociata PD-PS

Bruksel, 24 mars, NOA - Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, ka hedhur idenë e rinisjes së negociatave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për zgjidhjen e situatës politike në vend.

Në një deklaratë të për krizën politike në vend, të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Partisë Socialiste, Zëvendës Presidentët e Grupit, Adrian Severin dhe Hannes Swoboda kanë shprehur dëshirën për të ardhur në Tiranë, me qëllimin për të negociuar me forcat kryesore.

Eurodeputetët e majtë sugjerojnë dhe pjesëmarrjen në këtë mision të eurodeputetëve të djathtë.

"Zëvendës Presidentët e Grupit, Severin dhe Swoboda përsëritën vullnetin e tyre që - nëse është e mundur së bashku me kolegët e tyre nga Grupi PPE në Parlamentin Europian - të vinë në Shqipëri dhe të zhvillojnë bisedime me të gjitha palët për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për krizën që po kalon vendi, mbi bazat e një zgjidhjeje të ekuilibruar mbi situatën politike në Shqipëri", thuhet në deklaratën e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian.

m.xh/NOA

KOMENTE