Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tryeza, diskutohen udhëzimet e BE-së për të Drejtat e Njeriut
English

Tryeza, diskutohen udhëzimet e BE-së për të Drejtat e Njeriut

Bruksel, 24 mars, NOA - Diskutimi i zbatimit të udhëzimeve të Bashkimit Evropian mbi mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, ka qenë në qendër të një tryeze të zhvilluar sot mes diplomatëve evropianë dhe përfaqësuesve të organizatave shqiptare të shoqërisë civile të angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave.

E zhvilluar në Tiranë, me nismën e presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, kjo tryezë shprehu mbështetjen e misioneve evropiane në punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në vend.

Kujtojmë këtu se Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar në qershor të vitit 2004 udhëzimet për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, me qëllim për të identifikuar mënyra praktike për t'u ardhur në ndihmë vendeve anëtare në këtë aspekt.

Pas iniciativës së Presidencës së BE-së spanjolle, misione të BE-së në Tiranë janë duke punuar së bashku me organizatat e shoqërisë civile shqiptare në mënyrë aktive të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të përpunuar një strategji lokale për zbatimin e udhëzimeve të BE-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Strategjia lokale do të nxisë një dialog të përhershëm të diplomatëve të BE-së dhe të drejtave të njeriut, duke sjellë ato më pranë në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe lirive në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE