Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi i ri i qeverisë, tani edhe infermierët me master
English

Vendimi i ri i qeverisë, tani edhe infermierët me master

Tiranë, 24 mars, NOA - Tani e tutje edhe infermierët do të pajisen me master, falë një vendimi të qeverisë, miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Sipas tij, do të lejohet hapja e programit të studimeve të ciklit të tretë, "master i nivelit të dytë", në Fakultetin e Infermierisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa u miratua edhe kuota e pranimit të tarifës së shkollimit në këtë program studimesh.

"Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diplomë "Master i nivelit të dytë (MND), në infermieri dhe sub-specialitete", thuhet ndër të tjera në këtë vendim.

Më tej, sqarohet se ky program studimi MND realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është një vit dhe se fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010 - 2011, me një tarifë shkollimi prej 1 milionë lekë.

n.e/NOA

KOMENTE