English

Fule: Kufijtë e papërcaktuar, pengesë drejt BE-së

Bruksel, 25 mars, NOA - "Kufijtë e papërcaktuar" mund të përbëjnëë një nga pengesat më të mëdha në rrugën e një shteti drejt Bashkimit Evropian.

Një fakt të tillë, euro-komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuke, e ka bërë gjatë një interviste që ka dhënë për mediat serbe, ku ndër të tjera ka theksuar se "përcaktimi i kufijve është pjesë e raporteve të mira fqinjësore dhe politikave të bashkëpunimit rajonal".

"Problemet e kufijve janë probleme që i përkasin raporteve dypalëshe mes vendeve dhe duhen zgjidhur nga palët e interesuara.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin perëndimor, një rajon që ka dalë nga luftëra shkatërruese, që kanë lënë shumë probleme të pazgjidhura dhe shumë punë të papërfunduara, të cilat duhet të adresohen", tha Fule lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE