Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 25 Mars 2010

  • Hamburgerët dhe patatinat dëmtojnë rëndë klimën SHBA, 26 Mars NOA - Hamburgerat dhe patatinat dëmtojnë rëndë klimën. Ky është një përfundim i cili është nxjerrë nga nja studim i disa kërkimtarëve të universiteit të Minnesotas në SHBA.
  • Real Madrid, në sulm për Maicon dhe Vargas Spanjë, 25 Mars NOA - Skuadra spanjolle e Realit të Madridit po mendon që tani për listën e lojtarëve që do të sjellë merkaton e verës në këtë ekip.
  • Ruzhdija është autogol Përmendën Ruzhdien? Ruzhdija është autogol i tyre, sepse pavarësisht se PD e kërkoi këtë gjë në KQZ, e kërkoi në gjykatë, Ruzhdija u rrëzua sepse kishte parregullsitë që kishte, dhe ata që kanë bërë parregullsitë, le të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
  • Ruzhdizimi i procesit zgjedhor Juve ju tremb transparenca e plotë, sepse nëpërmjet hetimit do të vërtetohet katërcipërisht shqetësimi permanent i ndërkombëtarëve për numërimin e keq dhe shumë të keq të votave në mbi 33 % të zonave zgjedhore.
  • Sevilja mendon për Aragones Spanjë, 25 Mars NOA - Është ish tekniku i përfaqësueses Spanjolle, Luis Argaones trajneri numër një i favorizuar për stolin e ekipit të Seviljas.
  • Uidhers: PD dhe PS të punojnë brenda Parlamentit Tiranë, 25 Mars NOA Update - Ambasadori i SHBA. Xhon L. Uidhers, II tha sot se "kemi ndjekur me kujdes diskutimet në parlament mbi situatën politike shqiptare" duke shtuar se "shprehim keqardhjen që deri më sot nuk është arritur asnjë zgjidhje për krizën e tanishme".
  • Gjashtë arsyet pse duam Shqipërinë Italia është një qëllim i lakmuar nga shqiptarët dhe raportet diplomatike, ato ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve tona janë shumë pozitive dhe të një rëndësie në rritje.
  • Zhvillohet ceremonia e prezantimit të Veneto Banka, marrin pjesë zyrtarë të lartë Tiranë, 25 Mars NOA -Ceremonia e lancimit të emrit të ri të bankës dhe zyrtarizmit të Veneto Banka në Shqipëri, pjesë e Gruppo Veneto Banca, u zhvillua sot në mjediset e "Sheraton" në Tiranë.
  • Prifti: Shqipëria, rritjen ekonomike më të lartë në Evropë dhe më 2010 Tiranë, 25 Mars NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Dritan Prifti deklaroi sot se, Shqipëria do të jetë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Europë edhe në vitin 2010.
  • Napoli merr shërbimet e "Vieras së ri" Napoli, 25 Mars NOA - Ekipi i Napolit tashmë ka siguruar shërbimet e lojtarit Darryl Ha©rold Goulon i cili është në radhët e Le Mans dhe konsiderohet si Viera i ardhshëm.
  • Mançini, një mbrëmje për tu harruar Angli, 25 Mars NOA - Ka qenë një mbrëmje vërtet e tensionuar ajo e teknikut italian të Manchester City, Roberto Mançini, i cili krahas humbjes së skuadrës së tij pati dhe një debat të ashpër me kolegun e tij të Evertonit.
  • Dokle: Nuk pranojmë komisionin hetimor Tiranë, 25 mars, NOA - Partia Socialiste ka braktisur seancën e Kuvendit duke marrë pjesë vetëm formalisht në fillim të saj. Në emër të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste ka folur deputeti, Namik Dokle, i cili është shprehur se opozita nuk mund të pranojë komisionin hetimor të ngritur
  • Meta: PS në Kuvend për të shpëtuar mandatet e 30 biznesmenëve Tiranë, 25 mars, NOA - "Ata erdhën në Kuvend sepse donin të shpëtonin mandatet e 30 deputetëve që janë biznesmen". Kjo është deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në lidhje me situatën politike në vend dhe bojkotimin e Kuvendit nga PS-ja.
  • Seria A, ndalet Milan, fiton Inter dhe Roma Itali, 25 Mars NOA - Inter fiton dhe shton diferencën e pikëve kundrejt Milanit e cila pësoi një disfatë në ndeshjen e saj me Parmën. Ishte Samuel Eto i cili shënoi një dygolësh dhe Maicon të cilët vendosën rezultatin e ndeshjes së zikaltërve me Livornon, ku Inter fitoi 3 me 0.
  • Imami: Kosova duhet të jetë në NATO Tiranë, 25 mars, NOA - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar sot se Kosova e ka vendin në NATO. Në konferencën e zhvilluar sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Imami ka theksuar se pjesë e strategjisë së NATO-s në rajon duhet të jetë dhe hyrja e Kosovës në Aleancën e Atlantikut
  • Rusia kritika NATO-s për drogën në Afganistan Moskë, 25 mars, NOA - Ministria e Jashtme e Rusisë kritikoi sot politikën e NATO-s për të mos shtimin e luftës kundër opiumit. Zëdhënësi Andrei Nesterenko tha se politika e aleancës mbi këtë çështje është "gabim i pafalshëm dhe e gjykuar të dështojë".
  • Prezenca e OSBE-së i dhuron policisë lexues optikë për pasaportat biometrike Kakavijë, 25 Mars NOA - Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vendosur t'i dhurojë Policisë së Shtetit 16 lexues optikë për pasaportat biometrike dhe me këtë raste sot pasdreke u zhvillua një ceremoni e posaçme, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në Gjirokastër.
  • Xhaferraj: Një institucion të vetëm për trashëgimin kulturore Tiranë, 25 mars, NOA - Trashëgimia kulturore e vendit do të kalojë në juridiksionin e një institucioni të posaçëm për këtë çështje. Ngritja e një institucioni të tillë është deklaruar nga ministri i Turizmit dhe Kulturës Ferdinand Xhaferri gjatë një takimi me ekspertë të turizmit dhe Monumenteve
  • Problemet në shëndetësi, deputetët e maxhorancës vizitojnë QSUT Tiranë, 25 mars, NOA - Deputetët e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kanë kryer sot një vizitë pune në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
  • Turqia kthen ambasadorin në Suedi Ankara, 25 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu njoftoi se ambasadori turk në Suedi do t'i kthehet detyrës brenda disa ditëve.
  • Topi dekoron aktorët e humorit Gjosho Vasija e Gëzim Kruja Tiranë, 25 mars, NOA - Presidenti i Bamir Topi dekoroi sot aktorët e humorit shkodran Gjosho Vasija dhe Gëzim Kruja me Urdhrin "Mjeshtër i Madh".
  • Blushi: Bojkoti u ndërpre se nuk pati sukses Tiranë, 25 mars, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi u shpreh sot se Partia Socialiste dështoi me strategjinë e saj për të bojkotuar institucionet.
  • Hugo Chavez zgjat edhe tre ditë festën e Pashkëve Karakas, 25 mars, NOA - Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka zgjatur edhe tre ditë shtesë festën e Pashkëve. Kjo masë e pazakontë është marrë, sipas tij, për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi përballet me njërën prej krizave më të rënda energjetike.
  • Protestojnë taksitë, apel shtetit të ndalë informalitetin Tiranë, 25 mars, NOA - Siç e kanë bërë tashmë traditë, një herë në javë taksitë e verdha në kryeqytet kanë protestuar edhe sot kundër liberalizimit të licencave dhe informalitetit në shërbimin taksi.
  • Harta e varfërisë, ja zonat më të prekura në vend Tiranë, 25 mars, NOA - Në zonat veriore dhe verilindore, niveli ekonomik është nën minimumin jetik dhe këtë e pohojnë vetë institucionet shtetërore.
  • Kriza greke rrezikon Europën Berlin, 25 mars, NOA - Problemet ekonomike të Greqisë mund të sjellin efekt zinxhir në të gjitha vendet e zonës së euros. Ky mendim është mbrojtur sot nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se borxhi Grek përbën rrezik financiar për të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian.
  • Bin Laden kërcënon sërish SHBA-në SHBA, 25 mars, NOA - Terroristi më i kërkuar në botë, Osama Bin Laden, është rishfaqur me një tjetër vidio kërcënuese për shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Vendimi i grupit parlamentar, PS, pjesërisht në Kuvend Tiranë, 25 mars, NOA Update - Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka vendosur që opozita të jetë e pranishme në seancën e sotme të Kuvendit.
  • Basha: Do godasim prodhuesit e narkotikëve Gjirokastër, 25 mars, NOA Update - Institucionet ligjzbatuese do të godasin trafikun e narkotikëve. Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar sot në Gjirokastër mes drejtuesve të institucionet qendrore dhe atyre vendore për luftën kundër drogës.
  • Mbrojtja e mjedisit, nis hartimi i ligjit sipas standardeve të BE Tiranë, 25 mars, NOA - Ministria e Mjedisit ka nisur hartimin ligjit për mbrojtjen e mjedisit, duke marrë si standard bazën më të mirë ligjore që ekziston në Bashkimin Europian.
  • Droga në Lazarat, Aliko: Shteti të ndërhyjë Gjirokastër, 25 mars, NOA - Deklarata e kryeministrit Sali Berisha, për shtim të masave ligjore ndaj prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ka bërë që institucionet të nisin punën në terren.
  • Carla Bruni: Nuk uroj rikandidimin për Sarkozy Paris, 25 mars, NOA - Mandati i parë presidencial i francezit Nicolas Sarkozy, duket se e ka lodhur jashtë mase bashkëshorten e tij, Carla Bruni.
  • Merkel: Kriza greke, të ndërhyjë FMN Bruksel, 24 mars, NOA - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se në takimin e vendeve të Bashkimit Evropian do të kërkojë ndryshimin e marrëveshjeve të Unionit, që krizat në të ardhmen të mund të adresohen në mënyrë më efikase.
  • Mbledhja e grupit, Rama: Do zgjedhim rrugën e protestave Tiranë, 25 mars, NOA- "Në situatën e krijuar, vendi ka vetëm dy rrugë, ose të rizgjedh qeverinë, ose të vazhdojë të keq qeverisjen, populli opozitar zgjedh rrugën e parë".
  • Roma-Inter, Toti nuk do të jetë në lojë Roma, 25 mars, NOA - "Jo, nuk e besoj se do jem në lojë". Me këto fjalë, Françesko Toti, kapiteti i Romës, ka treguar për mediat italiane se nuk do të zbres në fushën e lojës për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet të shtunën kundër Interit.
  • Berisha: 11 vjet pas sulmit të NATO-s, sot Kosova e pavarur Tiranë, 25 mars, NOA - Me rastin e 11-vjetorit të sulmit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi barbar i Milosheviçit, kryeministri Berisha ka përshëndetur me anë të një deklarate këtë vendim historik të Aleancës së Atlantikut të Veriut si një nga "ngjarjet më madhore në historinë e Aleancës dhe
  • Fule: Kufijtë e papërcaktuar, pengesë drejt BE-së Bruksel, 25 mars, NOA - "Kufijtë e papërcaktuar" mund të përbëjnëë një nga pengesat më të mëdha në rrugën e një shteti drejt Bashkimit Evropian.
  • Kapet i kërkuari, u dënua me 5 vjet burg për trafik droge Tiranë, 25 mars, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë një person të shpallur në kërkim, ndaj të cilit rëndonte një dënim prej 5 vitesh burg për trafik droge.
  • PPE: Bojkoti e protestat, dëmtojnë vendin Bruksel, 25 mars, NOA - Praktikat bllokuese ndaj punës normale të institucioneve kryesore në vend, si edhe protestat e dëmtojnë vendin në rrugën e tij drejt procesit të integrimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
  • Prezantohet sot në Tiranë Veneto Banka, pjesë e Holdingut të njohur Tiranë, 25 Mars NOA - Pasditen e sotme në hotel "Sheraton" në Tiranë, organizohet ceremonia e lançimit të emrit të ri të bankës dhe zyrtarizmit të Veneto Banka në Shqipëri, pjesë e Gruppo Veneto Banca, një nga 10 grupet bankare më të mëdhenj në Itali i përbërë nga 9 banka italiane dhe të huaja
  • A jemi në gjendje të ruajmë informacionet sekrete të NATO-s? Tiranë, 25 mars, NOA - Shqipëria ka arritur standardet e kërkuara nga NATO për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Anëtarësimi i saj një vit më parë në Aleancën Atlantike, i jep të drejtën për t'u njohur me informacionet e klasifikuara.
  • Gruevski takon Papandreun, SHBA: Presim rezultat Bruksel, 25 mars, NOA - Takimi i sotëm i kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në Bruksel është mundësi e shkëlqyeshme të bisedojnë dhe të arrijnë përparim rreth çështjeve që i ngarkojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të ndihmojnë për lëvizjen e procesit negociues.
  • Gjendet i vdekur roja 70-vjeçar i një dyqani Korçë, 25 mars, NOA - Një burrë i moshuar, 70-vjeç, është gjendur i vdekur në vend pas goditjeve që duket se ka marrë nga mjete të forta, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pojan të Korçës.
  • Zbulohet një lloj i lashtë njeriu, i para 40 mijë viteve Siberi, 25 mars, NOA - Zbulimi i një lloji të lashtë të paraardhësve të njeriut të sotëm, po i fut ndoshta studiuesit e evolucionit në rrugën e rishkrimit të historisë së racës njerëzore.
  • Tërmet në Manila, nuk ka dëme Manila, 25 mars, NOA - Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë e shkallës Rihter, goditi sot kryeqytetin e Filipineve, Manilën. Kjo u njoftua nga Instituti Kombëtar i Sizmiologjisë.
  • AI: Më shumë gra po denoncojnë burrat Uashington, 25 mars, NOA - Që nga miratimi i ligjit që dënon burrat të cilët ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre, Shqipëria ka shënuar hapa para në luftën kundër dukurisë së dhunës në familje në tërësi.
  • Kapet, tentoi të vidhte një shtëpi Fier, 25 mars, NOA - Tentoi të vidhte një shtëpi, duke hyrë në mjediset e saj fshehurazi, por është pikasur nga forcat e policisë, të cilat kanë mundësuar edhe kapjen e tij.
  • Vodhi magazinën, kapet i kërkuari Durrës, 25 mars, NOA - Forcat e policisë së Beratit kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili ishte shpallur në kërkim prej tyre, pasi ndaj tij rëndonte një dënim me 2 muaj burg për veprën penale të "Vjedhje"-s.
  • "Gjyshet e revolucionit" sot prezantohen në Akademinë Marubi Tiranë, 25 mars, NOA - Petra SelisÌŒkar dhe skenaristja e producentja Brand Ferro, sot në mbrëmje më orën 19.00 do të jenë të pranishme për publikun shqiptar përmes filmit "Gjyshet e revolucionit", një nga filmat më të bukur të viteve të fundit.
  • Shantazh një doganieri për filmime, arrestohen Shkodër, 25 mars, NOA - I kërkonin një doganieri në pikën e Kakavijës që të paguante një shumë prej 1500 eurosh, kundrejt mospublikimit të një materiali filmik kompromentues që pretendonin se ia kishin bërë atij, por kanë rënë në prangat e policisë.
  • Një modeliste shqiptare në Nju Jork Nju Jork, 25 mars, NOA /Milena Selimi - Laureta Ismailaj është një artiste shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Nju Jork, e cila pas ekspozitave të suksesshme në Shqipëri, ku ajo ka përdorur me sukses materiale të rrobës, xhamit, drurit, fijeve të drurit, plastikës dhe të tjera, tashti mëton
  • SHBA-Rusi, OK për çarmatimin Uashington, 25 mars, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur marrëveshjen bazë lidhur me paktin për çarmatimin bërthamor, e cila pritet të nënshkruhet në Pragë më 8 prill.
  • Deputetët socialistë, sot në Kuvend?! Tiranë, 25 mars, NOA - Deputetët socialistë gjenden sot para dilemës, të cilën do ta diskutojnë gjatë mbledhjes së grupit të tyre parlamentar, nëse do të paraqiten në seancën parlamentare të pasdites.
  • Një qeveri qartazi e dorëzuar para krizës! Tani është vonë për Ministrin Bode, të flasë si financier, pasi i ka shkatërruar financat e këtij shteti dhe shumë më vonë akoma të flasë si politikan.
  • Sevilja, largohet tekniku Manolo Jimenez Spanjë, 25 Mars NOA - Ka përfunduar aventura e Manolo Jimenez në pankinën e Seviljas. Tekniku me sa duket ka paguar barazimin e djeshëm në sfidën me Xerex e cila e ka larguar ish ekipin e tij nga zona e Ligës së Kampionëve pasi tashmë ata gjenden në vendin e pestë me 45 pikë por, i kanë dhënë
  • Manchester City interesohet për Flamini Itali, 25 Mars NOA - Mathieu Flamini është një lojtar i cili dëshirohet nga shumë klube të Kampionatit Anglez por, mbi të gjitha një interes të veçantë për lojtarin, ka shfaqur skuadra e Manchester City të cilët kërkojnë të marrin shërbimet e lojtarit për sezonin e ardhshëm.
  • Gafa e Bushit, i shtrëngon dorën haitianëve e i fshin duart te Klinton (Video) {youtube}tqqUEf9alsw{/youtube} Haiti, 25 Mars NOA - Shtrëngimi i duarve me banorët e varfër të Haitit ishte ndoshta shumë për ish-presidentin George W.
  • Ethet e Botërorit 2010 (Video HD) {youtube}PuotAWGmaqw{/youtube} Ditët deri në fillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2010, i cili mbahet në Afrikën e Jugut, kanë filluar të numërohen.