English

Gjendet i vdekur roja 70-vjeçar i një dyqani

Korçë, 25 mars, NOA - Një burrë i moshuar, 70-vjeç, është gjendur i vdekur në vend pas goditjeve që duket se ka marrë nga mjete të forta, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pojan të Korçës.

Bëhet me dijeni paraprakisht se viktima mban emrin Nexhat Gega dhe se është roje e një dyqani në këtë fshat.

Por ajo që nuk dihet ende është se përse mund të jetë shkaktuar goditja fatale ndaj tij dhe kush mund të kenë qenë agresorët e këtij sulmi.

Ndërkohë që grupi hetimor i cili ka arritur në vendngjarje, ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur autorët e këtij akti tragjik, por ende nuk raportohet ndonjë pistë për motivet e vrasjes së 70-vjeçarit.

n.e/NOA

KOMENTE